Incident në Kakavijë/ Policia greke kryq në pasaportë kapitenit, skuadra e Antigoneas s’lejohet në Greqi

Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në Pikën kufitare të Kakavijës, ku protagoniste është bërë policia greke.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se pala greke nuk e ka lejuar skuadrën e Antigoneas që të udhëtojë drejt Greqisë.

Në mënyrë arbitrare dhe të pajustifikuar ata kanë vendosur kryq në pasaportën e kapitenit, njëkohësisht trajneri i ekipit, Sandër Serjani. Ekipi i futbollit ishte nisur për një ndeshje amatore në ishullin e Scopelo, Greqi, me ftesë të ekipit vendas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne