Incidentet islamofobe në Angli kapin qiellin, rriten me 600% një javë pas sulmit terrorist në Christchurch

Incidentet me urrejtje anti-myslimane të raportuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me rreth 600%, një javë pas sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re ku 50 besimtarë myslimanë u vranë nga një supremacist i bardhë.

Tell MAMA, një organizatë britanike që monitoron incidentet islamofobe, zbuloi se pothuajse të gjitha rastet e regjistruara që kishin përfshirë “fyerjet, simbolet ose veprimet”, kishin qenë të lidhura me sulmet terroriste në Christchurch.

Ajo citon njerëz të ndryshëm që do dëshironin që ti drejtonin armët kundër grave myslimane, që të bëheshin edhe ata shembull sikurse rasti në Zelandën e Re.

Drejtori i Tell MAMA, Iman Atta OBE, pohon se shtimi i rasteve të islamofobisë tregon se disa njerëz kanë një urrejtje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme kundër muslimanëve që i shohin si persona që e meritojnë që të sulmohen”.

Grupi monitorues zbulon gjithashtu se rritja e shpejtë e incidenteve me urrejtje anti-myslimane që u raportohet atyre, është shumë më e lartë në këto shtatë ditët e fundit se sa në javën kur ndodhi sulmi terrorist në Mançester në vitin 2017.

28-vjeçari australian Brenton Tarrant është akuzuar për masakrën brutale të besimtarëve muslimanë në dy xhami të Christchurch, të cilët u vranë teksa ishin mbledhur për namazin e së premtes në 15 mars. Ai ishte sulmi më i keq në të gjithë historinë e vendit./rt/gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne