Incidenti në stërvitjen e NATO-s, do i tregonin fuqinë Rusisë por luftëanijen norvegjeze e përpin uji

Fregata e marinës norvegjeze që dështoi në kthimin në shtëpi pas një aktiviteti serioz në stërvitjen ushtarake “Trident Juncture 2018” të NATO-s, është pothuajse plotësisht e zhytur nën ujë, pasi u përplas me një cisternë nafte.

Tetë anëtarë të ekuipazhit u plagosën kur “KNM Helge Ingstad” dhe anija çisternë “Sola TS” u përplasën javën e kaluar jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë, duke përfunduan jo shumë pozitivisht stërvitjen më të madhe në historinë e NATO-s.

Që atëherë, fregata është zhytur ngadalë në ujë pavarësisht përpjekjeve për të shmangur këtë humbje kolosale për ushtrinë norvegjeze.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të vogël të luftanijes mbi ujë, ndërsa pjesa tjetër e saj është zhytur plotësisht. Kjo vjen edhe pse përpjekjet për ta shpëtuar vazhduan prej të enjtes duke e lidhur luftëanijen në breg me disa tela.

Anija e fundosur është lajm i keq për NATO-n, duke pasur parasysh se stërvitja “Trident Juncture” ishte projektuar për t’i dërguar një “mesazh të qartë kundërshtarëve” se NATO është “gati për t’u mbrojtur … kundër çdo kërcënimi”/gazeta-Shqip

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne