Indi, 16 ish-policë dënohen me vdekje për vrasje të muslimanëve

 Gjashtëmbëdhjetë ish-policë janë dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së muslimanëve në Indi në vitin 1987.

Gjykata në New Delhi dënoi 16 ish-policët për vrasjen e 42 muslimanëve, në ngjarjen e vitit 1987 e njohur si “Masakra e Hashimpurit”. Atë vit ndodhi përleshje mes muslimanëve dhe hindusëve.

Policët u shpallën fajtorë për “vrasjen e qëllimshme të personave të paarmatosur, rrëmbimin, vrasjen dhe shkatërrimin e dëshmive”.

Është dëshmuar se ish-policët ua kanë lidhur duart 42 muslimanëve dhe me kamionë i kanë dërguar në zona të ndryshme ku edhe i kanë vrarë. Kufomat janë hedhur në kanal.

Për masakrën u akuzuan 19 policë, megjithatë, tre persona vdiqën gjatë gjykimit që zgjati 31 vite.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne