Indi, 9 të vdekur gjatë shpërthimit në një fabrikë

 Nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë u plagosën sot gjatë një shpërthimi në një fabrikë në pjesën qendrore të Indisë, bënë të ditur zyrtarët.

Shpërthimi ndodhi në një gazsjellës pranë sektorit të furrës së fabrikës së çelikut të Bhilai (Bhilai Steel Plant), në shtetin Chhattisgarh.

Fabrika operohet nga Autoriteti i Akredituar i Shtetit të Indisë (SAIL), prodhuesi më i madh i çelikut në Bhilai.

“Kishte zjarr në gazsjellësin e kompleksit të baterive të furrës gjatë një pune të caktuar të mirëmbajtjes. Disa persona që punojnë në këtë vend janë lënduar . Të gjitha burimet janë mobilizuar për të siguruar kujdes të duhur për të lënduarit”, tha SAIL në një deklaratë.

Vitin e kaluar, 43 persona humbën jetën gjatë shpërthimit në një termocentral në shtetin e Uttar Pradesh.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne