India dhe Pakistani në luftë? Po pse tani? Një rrethim i botës islame nga Lindja. Mos u mërzisni, po përpiqem të them diçka

nga Ibrahim Karagul.

Bota islame nuk duhet të luftojë Indinë dhe të tërhiqet në një të ardhme përplasjesh.

Bota islame nuk duhet të luftojë Kinën dhe të shtyhet drejt një bote përplasjesh.

Bota islame nuk duhet të bjerë nga projekti perëndimor i pushtimit të pamëshirshëm, me kurthin e tij për ta rrethuar botën islame nga brigjet e Atlantikut deri në Paqësor, që kërkon ta shtyjë atë në luftë brenda vetes, që synon dobësimin civilizimeve me armatosjen muslimanëve dhe si përfundim shtyrjen e tyre në një luftë kundër Islamit, ndërkohë që muslimanët përdoren si armë për dobësimmin e rivalëve të tij.

Bota islame duhet të ndërtojë sferën e vet të pushtetit

Në vend që të gjymtohet nga konfliktet lokale, mosmarrëveshjet, zemërimet, mosdakortësimet dhe dobësitë, bota islame duhet të lodhë mendjen me projekte të mëdha që do të formësojnë shekullin e 21-të, dhe të mendojnë se si mund të ndërtojë të ardhmen e vet, të ndërtojë sferën e vet të pushtetit. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, me siguri që do ta humbasë këtë shekull. Ajo do të vazhdojë të luftojë me një kaos të ngjashëm me atë të Lindjes së Mesme sot edhe në shekullin e 22-të.

A po e ndiqni krizën midis Indisë dhe Pakistanit? Që kur Pakistani shpalli pavarësinë e tij nga India, midis dy fuqive bërthamore ka patur luftë dhe herë pas here nuk ka pasur luftëra por ka pasur gjithmonë konflikte me intensitet të ulët, kontakte përmes organizatave dhe operacioneve të fshehta të shërbimeve sekrete. Armatosja e të dy vendeve, doktrina e tyre ushtarake u formua në bazë të kësaj armiqësie konfliktuale. Edhe armatimi bërthamor përfshihet gjithashtu në këtë.

Me çfarë qëllimi zhvillohet lufta Indi-Pakistan?

Ngjarjet që kanë ndodhur në muajin e fundit mbartin kuptime jashtë kësaj fushe. Në fillim pati sulme në Iran dhe pastaj në pjesë e Kashmirit indian. Rojet revolucionare iraniane dhe trupat indiane u vunë në shënjestër. Pakistani u mbajt përgjegjës për sulmet terroriste që synonin të dyja palët.

Pastaj, avionët indianë hynë në hapësirën ajrore të Pakistanit i cili rrëzoi dy avionë. Pakistani mbylli të gjithë hapësirën ajrore të tij. India gjithashtu mbylli aeroportet e saj në zonë. Ata ishin në një javë pothuajse në pragun e një lufte totale. Ndërkohë, nuk ka pasur shqetësime për futjen në mënyrë të shpejtë në një lufte totale të këtyre dy vendeve nga pragu që ndodhen.

Teoria ime është e ndryshme: Kjo nuk është një krizë Indi-Pakistan

Po, kjo mund të konsiderohet si një “ndëshkim” i tentuar kundër Pakistanit pas largimit nga influenca amerikane dhe afrimi i tij me Kinën. Mund të ketë qenë e dëshiruar që të izolohej në qoshe dhe të kërkohej që të dorëzohej. Një kërcënim shumë serioz bërthamor përmes terrorizmit, përmes operacioneve të autorizuara mund ta përfshijë të gjithë Azinë e Jugut dhe ta mbajë peng, dhe kjo do të nënkuptonte forcimin e Perëndimit dhe dobësimin e Azisë.

Por teoria ime është krejtësisht e ndryshme. Nuk ka asnjë ndryshim midis skenarëve të tre dekadave të fundit të tentuara dhe të zbatuara në rajonin tonë, rajonin fqinj, dhe në të realitet kundër Turqisë dhe kurthit ndaj pregatitur kundër Pakistanit. Dhe kjo nuk është diçka e kufizuar në fushat e dobësisë midis Indisë dhe Pakistanit. Dobësia është vetëm një situatë tragjike që shfrytëzohet për të aplikuar skenarë më të mëdhenj, të cilat rajoni ynë nuk mund t’i kuptojë kurrë.

Rrethimi i rajonit musliman nga Lindja, futja e muslimanëve në një luftë me botën e civilizimeve budiste dhe hindu

Në pjesën në vijim: “Rrethimi i rajonit musliman nga Lindja, futja e muslimanëve në një luftë me botën e civilizimeve budiste dhe hindu”, kërkoj të tërheq vëmendjen ndaj kërcënimit të ri dhe të madh për ne dhe botën.

A po rrethohet sot Islami nga Lindja ashtu sic është rrethuar nga Perëndimi? A po bëhen bashkë budistët dhe hindusët dhe ashtu të bashkuar nën drejtimin e ekstremit të djathtë të krishterë dhe hebre të sulmojnë Islamin?
A do të shndërrohet Islami në një problem të përbashkët për të gjitha qytetërimet? A do përplaset edhe qytetërimi budist dhe hindu me Islamin, sikurse përlaset qytetërimi perëndimor, i krishterë dhe çifut?

Shikoni me kujdes kufirin e Turkestanit Lindor!

Të gjitha perceptimet dhe ndërhyrjet kërcënuese të mendjes politike perëndimore që synojnë botën muslimane janë tërësisht të bazuara në civilizim, megjithëse përpiqen ta promovojnë këtë nëpërmjet fjalëve të tjera,

(…)

Menjëherë pas kësaj, më 21 shkurt, tërhoqa vëmendjen me përgatitjet në kufirin kinez me titullin “Mbrojtja e kufijve lindorë të Turkestanit!”

“Koha e ndërhyrjes përmes terrorizmit” e Perëndimit është plotësisht një epokë lufte kundër Islamit. Nëse “zona qendrore myslimane” nuk do të kthehet nën kontrollin perëndimor, një dominim i ri global nuk do të vihet në pyetje për ta. Ndoshta kjo është hera e parë që ata janë ballë për ballë me humbjen e këtij kontrolli.

Të rrethuar nga Perëndimi, të izoluar në një qoshe nga Lindja

Në mënyrë që të ripushtojnë rajonin musliman ata kanë zbuluar një metodë të mrekullueshme duke përdorur muslimanët si armë kundër qytetërimeve të tjera. Dhe për fat të keq, ndërsa bëjnë këtë, përveç dobësive dhe ndjeshmërive, ata po përdorin edhe zemërimmin e botës muslimane dhe zonat fisnike që shquhen për trimëri dhe luftë.

Ndezja e një lufte Pakistan-Indi në këtë botë të re është si të nisësh një luftë qytetërimesh në Lindje. Mund të mos ketë qënë kështu në shekullin e 20-të, por është tani. Ky është kuptimi i ri i krizës aktuale përtej problemeve të përgjithshme midis dy vendeve.

Kjo do të ishte një luftë shkatërrimtare. Mos u mërzisni, po përpiqem të them diçka.

Pakistani dhe India kanë justifikimet e tyre për një luftë të tillë. Megjithatë kjo luftë është një luftë e shkatërrimit. Një luftë e tillë është zbatimi i një “teorie perëndimore” që synon vendosjen e kufijve lindorë të botës islame nën zjarr dhe kthimin e Islamit në një problem të përbashkët për të gjitha qytetërimet.

Unë e di se teoria, “Bota myslimane nuk duhet të përplaset me Indinë dhe Kinën, muslimanët nuk duhet të tërhiqen drejt një bote të futur në konflikte”, i bën shumë që të zemërohen dhe perceptohet si tradhëti. Çështja e Kashmirit është e hapur, po kështu është edhe çështja e Turkestanit Lindor. Unë ju dëgjoj teksa pyesni, “Pra, a nuk do t’i mbrojmë këto?”

Nuk është tamam kështu. Sigurisht që do t’i mbrojmë ato. Por në gjuhën tonë, me përpjekjen tonë.

Si lidhen këto me 28 shkurtin dhe 15 korrikun?

A e dini se kush është humbja më e turpshme? Kauza juaj e përdorur nga një fuqi tjetër si armë e rregulluar për tju shkatërruar, duke ju kthyer në këtë mënyrë në një mjet në përballjen midis fuqive të tjera. Kjo është ajo që unë përpiqem të shpjegoj.

Kështu u implementua lufta globale kundër terrorizmit. Kështu është pushtuar Afganistani. Kështu u shkatërrua Iraku. Kështu u promovua lufta siriane.

A të dini edhe dicka tjetër? 28 shkurti ishte një ndërhyrje e tillë. Sulmi i 15 korrikut ishte një sulm i kryer me këtë qëllim.

Gjithçka që dua është që ne të hapim mendjet tona …

burimi: yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne