Siç raportojnë mediat ruse, një skandal ka ndodhur në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Indisë, pasi Moska dyshon se Nju Delhi ka miratuar aksesin e amerikanëve në nëndetësen bërthamore ruse INS Chakra, që ishte pjesë e Marinës indian deri në vitin 2011.

Incidenti, sipas citimeve nga Kommersant, kërcënon të komplikojë seriozisht negociatat mbi dhënien me qira të një nëndetëse tjetër bërthamore ruse dhe projekteve të tjera në fushën e bashkëpunimit tekniko-ushtarak mes dy vendeve.

Sipas burimeve ruse, strukturat shtetërore të Rusisë, kanë deklaruar se partnerët e tyre indianë kohët e fundit kanë kryer disa “veprime armiqësore kundër Rusisë”, raporton agjencia Tass.

Shkelja e parë e indianëve, siç pohohet ishte, kur një delegacion i Marinës së SHBA-ve vizitoi një aeroplan-bartëse, që ishte në pronësi të Marinës indiane, gjë që i detyroi zyrtarët rusë të dërgonin një notë proteste.

Po ashtu, pas një kohe, një burim i lartë ushtarak tha se një delegacion i SHBA-ve vizitoi nëndetësen Chakra.

Sipas burimit, në vizitën e ardhshme në Indi të zëvendëskryeministrit rus, Dmitri Rogozin, përveç marrëveshjeve të njoftuara më parë për armët ruse, tema do të jenë edhe këto incidente.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

58