Industria ushtarake turke bën marinën e Pakistanit me anijen më të madhe

 Marina e Pakistanit është furnizuar me luftanijen më të madhe tanker në det (PNFT), dhe ky është projekti që është një nga pikat më të vlefshme në eksportin e industrisë së mbrojtjes turke.

Në ceremoninë e dorëzimit në bazën e Marinës pakistaneze në Karaçi i pranishëm ishte dhe presidenti i Pakistanit Arif Alvi, drejtor i Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë Ismail Demir, Zëvendës ministri turk i Mbrojtjes Muhsin Dere, kryetari i kompanisë turke STM Ihsan Kaya, drejtor i kompanisë Murat Ikinci dhe kryetar i degës së saj në Pakistan Halil Bas.

Presidenti i Pakistanit Alvi tha cisterna PNFT luftanija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në Pakistan është projekt i cili do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë mes Pakistanit dhe Turqisë.

Kompanitë pakistaneze dhe turke kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e anijes në një kantier të marinës në Karaçi në vitin 2013, ndërsa nisja e ceremonisë u mbajt dy vjet më parë.

Kontraktori kryesor i projektit ishte kompania turke MPS, e cila të gjitha punët përgatitore dhe të projektimit i përfundoi në Turqi. Kompania gjithashtu ofroi trajnimin e marinarëve pakistanezë dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike dhe logjistike.

Industria e mbrojtjes e Turqisë, veçanërisht ndërtimi i anijeve, ka bërë përparime të mëdha gjatë viteve të fundit, siç dëshmohet nga anija e re në inventarin e Marinës së Pakistanit.

Anija do të furnizojë me lëndë djegëse, ujë dhe municion luftanijet dhe njësitë ndihmëse të marinës pakistaneze. Ajo është gjithashtu e pajisur me njësi mjekësore më moderne për të siguruar mbështetje për flotën gjatë luftës ose misioneve të shpëtimit gjatë fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve detare.

Anija është 158 metra e gjatë dhe 22 metra e gjerë, PNFT ka heliodromë për përdorim gjatë ditës dhe natës.

Marina pakistaneze anijes më të madhe në inventarin e saj ia dha emrin zyrtar “PNS MOAWIN”.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm në ndërtimin e anijes tanker, kompania turke STM u bë kontraktori kryesor në projektin e modernizimit të nëndetëses Agosta 90B për nevojat e Marinës së Pakistanit. Ky projekt duhet të përfundojë për dy deri në tre vite.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne