President i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino shprehu besimin se Katari do të jetë gati për organizimin e Kupës së Botës 2022, pavarësisht nga kriza aktuale në marrëdhëniet me vendet fqinje të Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Udhëheqësia e FIFA-s është duke ndjekur nga afër situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Katarit. Jemi ballafaquar me një krizë diplomatike, por besojmë se situata do të normalizohet dhe se Katari do të jetë në gjendje të organizojë me sukses Kupën e Botës 2022”, ka thënë Infantino për gazetën zvicerane “Le Matin”.

Duke rikujtuar se kanë mbetur edhe pesë vite deri në fillimin e Kupës së Botës në Katar, Infantino ka thënë se nuk do të hezitojë të përdorë futbollin për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor, njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzuan për destabilizim të rajonit.

13