Injorantët e Vetingut suksesi i drejtësisë së Ambasadorit Lu

Drejtuesit e Arsimit të Lartë përzgjodhën të mërkurën 11 kandidatët për anëtarë organeve të reja të Drejtësisë.

Por procesi i intervistimit që parapriu procesin, ka nxjerrë në pah mangësitë e tyre dhe mosnjohjen e prokurorëve e gjyqtarëve, aq sa një filozof në juri shpesh herë mbeti i tronditur.

Pedagogët e Jurisprudencës, kandidatë për në trupën e këshillave për vettingun nuk njohin prokurorët dhe gjykatësit.

Jo pak herë ata çudisin me përgjigjet e tyre kur pyeten për librat më të fundit që kanë lexuar, për prokurorët, apo për situata se si do të silleshin në rast se kriminelët do t’i telefononin.

Profesori Përparim Kabo, pjesë në jurinë përzgjedhëse tronditet nga përgjigjet e pedagogëve të juridikut dhe magjistraturës.

‘’E keni dëgjuar ndonjëherë Alush Dragoshin, çfarë ka qenë ky kompozitor, piktor”, e pyet Kabo. Ndrësa anëtarja përgjigjet duke thënë se për momentin e harroi. Ndërsa për filmin njëra nga kandidatet shprehet se një film edhe pse e ka parë nuk e mban mend.

‘’Ngrihesh në mëngjes dhe sheh në celularë që një kriminelë të thotë që do të vrasë fëmijët në rast se nuk e liron nga burgu, çfarë do të bësh”, e pyet Kabo një tjetër anëtare. Ndërsa ajo përgjigjet në mënyrën më naïve: do të fikë telefonin. A do të ishte kjo një zgjidhje?!

Dy nga 5 kandidatët që dëgjuat do të jenë anëtarë të trupës që do të hetojë mbi prokurorët dhe gjykatësit… Punë ka , por si duket mungojnë profesionistët. Ilir Panda dhe Maksim Qoku janë dy të përzgjedhurit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne