Instituti i John McCainit sulmon Islamin, Turqine dhe rolin e saj ne Kosove

Një shkrim i botuar në Huffington Post nga Fron Nahzi ish zar i Fondacionit Soros ne Ballkan dhe tani drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Global në Institutin e senatorit xhihadist amerikan John McCain ka sulmuar Turqine dhe rritjen e tradites Islame ne Kosove. Zari sorosist dhe tani John McCainist Fron Nazi ka dashur te vere alarmin ne Perendim kunder dashurise qe muslimane kosovare kane ndaj Turqise. Fron Nahzi kerkon qe Kosova te mbese koloni amerikane ndersa nderton idene e nje konspiracie turke.

Sikur ekstremistja Arbana Xharra edhe Fron Nahzi e tregon Vetëvendosjen si nje parti islamike.

Zari i Sorosit shkrimin e tij e nis me betimin e Albin Kurtit në Kuran gjatë fushatës së zgjedhjeve të tetorit.

“Fjalimi në fillim erdhi si shok. Në një tubim partiak para zgjedhjeve të tetorit lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, u betua në Kuran se fitorja do të jetë e tyre. ‘Kur të vijmë ne në pushtet’, u tha ai mbështetësve, ‘do t’i japim fund islamofobisë”, shkruan në rreshtat e parë të shkrimit të tij Nahzi.

Sipas këtij shkrimi, Kosova, përkundër shumicës absolute myslimane, dikur ishte mbështetëse e madhe e perëndimit dhe kishte sytë ka SHBA dhe Evropa, por tash, “18 vjet pas lufte, vendi po merr rrugë të tjera”.

“Kosovarët janë të frustruar nga papunësia, korrupsioni i madh dhe Evropa që po vazhdon t’i lërë ata jashtë”.

“Si rezultat, gjenerata e re e liderëve të Kosovës po vjen në pushtet me slogane nacionaliste, dhe së fundi, kanë filluar të luajnë edhe kartën e Islamit, për ta zgjeruar bazën e mbështetësve të tyre. Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale fitoi 27 për qind, duke u bërë partia më e madhe në vend”.

“Vetëvendosje po ndihmohet. Turqia, Katari dhe të tjerë po mbushin boshllëkun e lënë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Nën rrethana të paqarta, në vitet e fundit Qeveria e Kosovës shpërbleu Turqinë me kontrata miliardëshe”.

“Ndërsa Katari, një mbështetës i hershëm i Erdoganit, besohet të jetë një nga donatorët më të mëdhenj të partive politike në Kosovë që përcjellin linjën islamiste të Erdoganit”.

“Me kohë, kosovarët humbën besimin në lidershipin ndërkombëtar, derisa Vetëvendosje po e rrit popullaritetin e saj. Duke mësuar nga ngjitja e Erdoganit në pushtet, Kurti bëri fushatën e tij duke portretizuar Evropën si të keqe dhe antikosovare”.

“Në zgjedhjet e tetorit, qytetarët e Kosovës u larguan nga retorika antiperëndim e Kurtit dhe referencat e tij kuranore”, shkruan Fron Nahzi, duke aluduar se Vetëvendosja nuk fitoi njësoj sikurse me 11 qershor, njofton Klan Kosova.

“Por, derisa Evropa dhe partitë qeverisëse në Kosovë të mos bëjnë ndonjë ndryshim, Vetëvendosje është vetëm një palë zgjedhje larg formimit të shumicës në Parlament”.

“Evropa duhet ta kuptojë këtë, duhet të heqë vizat për kosovarët dhe t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhjet e tyre në bazë të nevojave dhe aspiratave e jo frikës e frustrimit”.

Fron Nazi shqetesohet pse kosovaret jane muslimane dhe duan Turqine. Fron Nazi kerkon qe Kosova te jete koloni vetem perendimore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne