Integrimi në BE, Rama: Ja pse 6 muajt në vijim janë vendimtarë për vendin

Nga mbledhja e grupit parlamentar, kreu i PS-së, njëkohësisht kryeministër, Edi Rama foli për takimet e javës së kaluar në Bruksel dhe procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Rama theksoi se 6-mujori i parë i vitit që po hyn do të jetë vendimtar për këtë vendim historik që i jep vendit tonë mundësinë të futet në një korsi të re në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Ne morëm vlerësime shumë inkurajuese, lidhur me ecurinë e vendit tonë në të pesë drejtimet e përcaktuara nga Komisioni Europian si prioritete kyçe për Shqipërinë.

Pa diskutim që edhe fillimi i procesit të vettingut me krijimin e institucioneve që do të kryejnë vettingun dhe nisja e zbatimit të ligjit, janë një kusht tanimë i plotësuar që në ecurinë e muajve në vijim do japin pa dyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi po dhe vendeve anëtarë të BE drejt një vendimmarrje pozitive”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne