`Intelektualët` Katundarë që dëmtojnë drejtimin e vendit

Pirro Prifti

Nuk më harrohet biseda e poeteshës së njohur Mimoza Ahmeti në Top Channel disa vite më parë kur e pyetën për modën që po ndiqej. Dhe ajo u përgjegj se…. dikur (në kohën e ditaturës) të tërë të rinjtë e rretheve i kishin sytë nga moda që ndiqej në Tiranë, si visheshin, si ecnin, si flisnin, sigurisht për shkak të izolimit të vëndit kurse sot -vazhdoi të përgjigjej ajo- rrethet kanë ardhur në Tiranë dhe tashmë përbëjnë shumicën. Veshja, sjellja e tyre, të folurit të sjellurit, tashmë janë në modë, kështu që ne (pra duke dhënë të kuptojë për qytetarët) jemi të detyruar të ndjekim modën e tyre  dhe jo atë që duhet të kishim……

Fragmenti që shkruajta dhe që mbajta mënd prej disa kohësh më dha të kuptojë se çfarë po ndodh prej shumë vitesh në Shqipëri pas ndryshimit të sistemit, ndryshim i cli u bë nga lart dhe ja nga rruga normale që duhej të ndodhte, Ndryshimi sistemit u shoqërua dinakërisht edhe me pasoja negative për disa vite në jetën e popullit dhe njerzve si në qytete ashtu dhe në fshatra, sepse PPSH me të vërtetë pranoi ndryshimin e urdhëruar nga OKB dhe Perëndimi por u hakmorr poshtërsisht ndaj popullit nëpërmjet vendimeve të padrejta.

Kjo nisi me krijimin e katër partive, dhe nëpërmjet  katër Partive të reja që u krijuan (dy të majta e dy të djatha) sidomos në fillimet e viteve 1990-1994, drejtuesit e këtyre partive  nxitën prishjen e uzinave dhe fabrikave me pretekstin e `çekut të bardhë`, për shkak të të cilave u  mbyllën të gjitha uzinat fabrikat, u prishën sipërfaqe të mbjella, dhe u largua ndër vitë për shkak të kësaj amullie dhe anarkie të drejtuar nga ish-drejtuesit komunistë, një popullsi prej 1.4 milionë njerëz nga papunësia dhe dëshpërimi.

Së dyti lëvizja e brëndëshme e popullsisë drejt qyteteve të mëdha kryesisht në Tiranë dhe rrethinat e saj duke ndërtuar banesa në tokat e ish NBSH-ve pa kriter rëndoi gjëndjen, qeverisjet ishin të pafuqishme që të rregullonin gjëndjen për disa arësye; njera nga ato ishte largimi nga puna me detyrim, dhe emigracioni i punonjësve të kualifikuar dhe profesioniste duke i zëvëndësuar ata me militantë, dhe së treti  ishte  prishja e hierarkisë dhe meritoracisë profesionale në të gjitha dimensioned, gjë që shkaktoi dëmtimin e rëndë të administratës shtetërore dhe lokale.

Me kalimin e kohës  problemi i punësimit u bë shumë i mprehtë dhe papunësia mbetet e latë megjithe emigracionin e madh dhe kjo u shkaktua pikërisht nga mungesa e drejtuesve profesionistë të të gjitha profesioneve, mungesa e të cilëve  zgjati tranzicionin dhe anarkinë, duke dobësuar shtetin dhe duke rritur korrupsionin me fondet dhe buxhetet e shtetit deri në atë masë sa u shkaktuadestabilitet politik dhe ekonomi 1997, 1998, 2007, 2011. Papunësia sidomos në të rinjtë zonave rurale por edhe nëpër qytete mbeti dhe mbetet e lartëpër shumë vite qoftë për arësye se privatët nuk krijojnë sgumë vënde punë qoftë nga pagesa e vogël qoftë dhe nga mungesa e stabilitietit politik, për këtë rini dhe për popullatën e aftë për punë u krijuan vetëm tre mundësi; ose të largoheshin, ose të merrëshin me punë jo ligjore si Fajdet (të cilat përfunduan me shkatërrimin e shtetit) dhe kanabisi i cili vazhdoi për rreth 18 vjet kultivim deri sa tashmë në 2018 nuk po mbillet më kanabis, por sigurisht do të merren me gjëra të tjera jo ligjoresi hashashi dhe kokaina, ose do të hynin në politikë dhe do të përfitonin nga ajo në mënyrë sigurisht jo ligjore.

Kjo e treta po ndiqet  prej shumë kohës dhe po rezulton shumë përfituese për politikanët   e këtij lloji të veçantë. Përse i them politikanë të një lloji të veçantë që unë i quaj `intelektualët` katundarë në vazhdim të shkrimit tim të dikurshëm të botuar para dy tre vjetësh me titull një thëne të Prefektit Qazim Mulleti: `Kur katundaria zbret në qytet atdheu osht në rrezik“. Cfarë ka të veçantë këtu? Epiteti `katundarë` ka kuptimin e mentalitetit fshatar që kanë ky grup njerëzish jo profesonistë, por që janë qelepirë të drejtuesve politikë; madje sot kanë zaptuar dhe mediat duke rënduar psikologjikisht popullatën që i sheh dhe gjëndet përpara një realiteti të hidhur të shkaktuar nga këta pseudo-politologë , analistë dhe opinionistë të paguar,të cilët veç nxijnë atdheun në çdo rast që u jepet. Edhe armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve nuk do të kishin shkaktuar këtë katrahurë kaq të madhe sa këtë injorantë të `shkolluar`.

Po ndodh një rast i ngjashëm me atë që përmënda në fillim me poeteshën Ahmeti. Nëse në kohën e PPSH u dërguan kuadro për shumë vite me rradhë, në rrethet e vogla për të ndihmuar dhe përmirsuar gjëndjen e keqe në atë kohë (me kuadro), pas vendosjes së demokracisë, liderët ish-komunistë të vendosur nga Ramiz Alia, për të shmangur përgjegjësitë ligjore që do shkaktonin veprimet e tyre të parregullta, morën pranë partive militantë dhe njerëz të pa punë ku një pjesë e mirë e tyre kishte mbaruar shkollën e lartë si në universitetet publike ashtu dhe në ato private, disa në shkelje të plotë të ligjit morën Diploma pa mbaruar as shkollën e mesme, por bënë karrierë politike sigurisht me mbështetjen e liderve të Partive të mëdha e të vogla. Kështu u krijua një kastë militantësh me shkollë të lartë ose jo kryesisht nga rrethet e vogla të vëndit por dhe nga zonat rurale të rretheve të mëdha, apo dhe të tjerë pseudo-intelektualë që gjënden zakonisht nëpër kafenetë e kryeqytetit,  të cilët u përdorën nga partitë për të gjitha llojet e paligjshmërive, që nga firmosja e tenfereva, mitmarrje, transport dorge, armësh, drejtues bashkie e komunash, drejtues ministrish, drejtues në polici e ushtri që merrnin grada të menjëhershme etj, etj.

Të gjithë këta merrnin vendime pa pyetur profesionistët dhe meritokratët të cilët praktikisht u dëbuan nga vëndet e punës qoftë duke thënë se janë të moshuar qoftë duke ëpërdorur politikën. Agolli i quajti me një term banal `shkërdhatokratë`, por këta pafillo u vunë në krye të Prokurorisë, në krye të Drejtësisë, në krye të institucioneve vendimmarrëse qëndrore dhe locale duke bërë lëmsh çdo gjë. Rezultati? Rezultati është ky që kemi sot: popullsia e re kërkon të lagohet, popullsia pensioniste dhe në prag të pensionit megjithë pagesat dhjetravjeçare për pensione e sigurime shëndetësore, është e rrezikuar dhe pa ndihmë, shëndetësia drejtohet nga njerëz jot ë profilit  dhe jo kompetentë, arsimi ka probleme, dhe, megjithë përpjkejet e qeverisjes së tanishme të të reformuar vendin problemet janë akute sepse qeverisja për të thyer këtë mungesë profesionaliteti duhet të bëjë në rradhë të parë dy amandamente ligjore: tu japë ministrave përkatës dhe kryetarëve të bashkive: Këshilltarë profesionistë sipas profileve me eksperiencë të gjatë punë (dhe jo këshilltarë) me detyrim, dhe punësimin me konkurim për vënde publike, dhe detyrimin për drejtuesin e institucionit public që nëse humbet gjyqet per pushimet nga puna të punonjsve, ti paguajë nga xhepi pagat e puntorit të shkarkuar padrejtësisht.

Reformat e filluara duhet të mbështeten politikisht edhe nga opozita që të kenë efekt dhe në bashkëpunim më BE dhe SHBA, jo vetëm duhen vënë para përgjegjësisë  kokat e politike,  por edhe graduaisht të çmontojnë inteligjencën katundare e cila po drejton de fakto vëndin duke i shkaktuar popullit kaq shumë vuajtje dhe dhimbje për 27 vite rresht.

Shqipëria për shkak të tyre e ka të vështirë të ngrejë kokën shpejt dhe të integrohet.

priftipirro2017@gmail.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne