Çfarë do te bënit kur çmimi Nobel i Letërsisë për këtë vit, çmimi më prestigjioz në botë i këtij lloji, të shtyhet për shkak të skandalit të sulmeve seksuale?

Ju krijoni çmimin tuaj

Më shumë se 100 intelektualë suedezë i kanë bashkuar forcat për të formuar një trupë të re akademike në shenjë proteste pasi Akademia Suedeze, e cila zgjedh laureatët e Nobelit, u zhyt në krizë lidhur akuzat e ngritura kundër stafit të saj për sulme seksuale ndaj grave.

Sipas themeluesve të akademisë së re, anëtarët e së cilës përfshijnë autorë, artistë dhe gazetarë, akademia e re do të shërbejë për të denoncuar “paragjykimet, arrogancën dhe seksizmin”.

Qëllimi është që tu “përkujtojë njerëzve se letërsia dhe kultura në përgjithësi duhet të promovojnë demokracinë, transparencën, ndjeshmërinë dhe respektin, pa privilegje”, shkruan në një deklaratë të përbashkët 107 intelektualët.

Ndërsa lëvizja #MeToo ka bërë bujë të madhe në nivel global, Akademia Suedeze e gjeti veten në telashe në muajin nëntor, kur mediat lokale publikuan dëshmitë e 18 grave që pohonin se ishin dhunuar dhe sulmuar seksualisht nga një figurë franceze me ndikim, prej kohësh i lidhur me institucionin.

Ngjarjet e detyruan akademinë të shpallë në maj se këtë vit nuk do të ketë çmim Nobel për letërsinë, pasi mosmarrëveshjet për mënyrën se si duhej trajtuar skandali hapën debate të thella në mesin e 18 anëtarëve të saj, duke përfshirë edhe sekretaren e parë të përhershme të gruas, Sara Daniusin.

Por për disa, mungesa për herë të parë në pothuajse 70 vjet e një çmimi Nobel për letërsi ishte e papranueshme.

“Suedia është një nga vendet më demokratike, më transparente dhe më me barazi gjinore … ajo ka nevojë për një çmim të madh letrar”, tha për AFP kolumnistja suedeze Alexandra Pascalidou, një nga themelueset e çmimit të ri.

Anëtarët e Akademisë Suedeze më parë emëroheshin me mandat të përjetshëm përpara se Mbreti Carl Gustaf i Suedisë, u detyrua ta ndryshonte statutin, duke bërë të mundur që anëtarët të jepnin dorëheqjen dhe të zëvendësoheshin.

Anëtari i dorëhequr Kjell Espmark i tha gazetës Dagens Nyheter se institucioni kishte “hapur rrugën për nepotizëm dhe ishte përpjekur të mbulonte mjaft shkelje serioze të vlerave njerëzore”.

E njohur si bartëse e një kulture të lartë, Akademia Suedeze, e themeluar në vitin 1786, njihet tradicionalisht për integritetin dhe maturinë e saj, si dhe për vendimet sekrete për dhënien e çmimeve. Por Akademia e Re ka në plan që ta bëjë transparent procesin e dhënies së çmimit.

“Ne duam të krijojmë diçka që është e hapur dhe gjithëpërfshirëse dhe që u lejon njerëzve të kontribuojnë”, tha Pascalidou.

Çmimi i ri i letërsisë që ka një vlerë prej një milion koronash (rreth 97,000 euro, 113,000 dollarë) të siguruara nga fondet dhe donacionet e dhuruara – do të jepet në një ceremoni në 10 dhjetor, në të njëjtën ditë me banketin e Nobelit.

Personaliteteve të letërsisë në mbarë Suedinë ju është kërkuar që të zgjedhin deri në dy autorë, me një afat të caktuar deri në 8 korrik. Autorët me më shumë nominime do të marrin votat online nga publiku në Suedi dhe jashtë vendit.

Bazuar në nominimet dhe rezultatet e votimit, një juri që përfshin botuesit, profesorët e letërsisë, gazetarët e kulturës dhe kritikët do të përzgjedhin katër autorë – dy burra dhe dy gra – dhe do të bëjnë zgjedhjen përfundimtare.

Fituesi, i cili mund të vijë nga kudo në botë dhe që duhet të ketë botuar së paku një vepër letrare në 10 vitet e fundit, do të shpallet më 14 tetor, në të njëjtin muaj në të cilin do të shpallet Çmimi Nobel i Letërsisë.

Por disa vëzhgues janë skeptikë rreth faktit nëse Akademia e Re do të mund të krahasohet me Çmimin Nobel të Letërsisë i cili ka një histori me dhënien e cmimit mjaft figurave të shquara përfshirë Ernest Hemingway, Albert Camus, Boris Pasternak, Alice Munro dhe Doris Lessing.

Për Asa Linderborgun, redaktoren e kulturës në gazetën e përditshme Aftonbladet, përdorimi letërsisë nga Akademia e Re për të promovuar vlerat morale është “thellësisht provokativ”.

“Arti duhet të jetë i lirë. Ju nuk mund ta etiketoni atë në bazë të ndershmërisë apo në të kundërtën e tij. Akademia e re është totalisht pas nderit… totalisht pas mirësisë”, tha Linderborg për AFP.

Ajo paralajmëroi se lejimi i publikut për të votuar,  i cili mundet që të mos e ketë një të kuptuar të mirëfilltë të gjuhëve dhe librave nga pjesë të ndryshme të botës, rrezikon ta kthejë çmimin në favor të letërsisë “të parashikueshme, të njohur dhe të përkthyer vetëm nga perëndimi”.

Ndërkohë shumë të tjerë janë indiferentë ndaj iniciativës. “Ata janë të lirë të bëjnë ashtu siç dëshirojnë”, tha për AFP, anëtari i Akademisë Suedeze Per Wastberg.

Çmimi i ri i letërsisë është çmimi më i fundit që do të quhet një alternativë e Nobelit. Ai i bashkohet cmimin suedez të të drejtave të jetës i cili ju jepet atyre që punojnë për të përmirësuar planetin dhe çmimit finlandez të teknologjisë./AFP/Gazeta Impakt

33