Inteligjenca artificiale mëson nga ‘zero’

Inteligjenca artificiale vazhdon të na sfidojë duke habitur njeriun dhe veten, gjë që bëhet e qartë nga versioni i fundit i Alpha Go, i quajtur Alpha Go Zero, sepse është në gjendje të mësojë vetë duke filluar nga zero pa një input të njeriut, por vetëm mbi bazën e eksperiencës së tij.

Programi, i botuar në revistën Nature, u krijua në Britani nga kompania DeepMind e Google.

Me anë të vetëprogramimit, Alpha Go Zero ka arritur të ketë një rezultat më të mirë se paraardhësi Alpha Go.

Kjo fitore u arrit në sajë të një trajnimi gjatë të cilit Alpha Go vëzhgoi dhe memorizoi miliona lëvizje të lojtarëve njerëzorë dhe më pas i vuri në praktikë duke korrigjuar në mënyrë të pavarur gabimet e tyre.

Ndërsa AlphaGo Zero, mëson ekskluzivisht nga eksperienca e fituar duke luajtur, sepse analizon lëvizjet e mundshme dhe memorizon strategjitë e lojërave fituese në çdo situatë.

Ishte një mësim intensiv gjatë të cilit programi luajti rreth pesë milionë ndeshje në pak dit kundër vetvetes. I pajisur me këtë eksperiencë, ky program ka arritur të mundë njeriun./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne