Intensifikohet trafiku në linjën Ankara-Moskë

Është përshpejtuar trafiku i kontakteve në linjën Ankara-Moskë.

Ministri i Punëve të Jashtme te Turqise, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të shkojë në Rusi.

Çështja kryesore e kontakteve të shefit të diplomacisë turke në Moskë do të jenë zhvillimet në Siri.

Javën e kaluar në Rusi kishin realizuar një vizitë edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar me shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.

Kurse të premten Rusinë do ta vizitojë ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu.

Çavushollu do të takohet me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Takimi do të ketë në fokus situatën e fundit Siri dhe zhvillimet në Idlib./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne