Interpol-i: Organizatat terroriste YPG/PYD/PKK dhe DAESH bashkëveprojnë me njëra-tjetrën

Interpol-i u ka dërguar të premten shteteve anëtare të tij një mesazh, ku njofton se është konstatuar që organizata separatiste terroriste YPG/PYD/PKK dhe organizata terroriste DAESH janë në bashkëveprim me njëra-tjetrën.

Përmes një komunikate të shkruar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Turqisë informoi opinionin publik rreth mesazhit që Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) u ka dërguar 193 shteteve anëtare.

“Në mesazhin e Interpol-it theksohet se është vërejtur që disa pjesëtarë të DAESH-it u janë bashkuar organizatave terroriste të tjera aktive në rajon (YPG/PYD/PKK), se terroristët e huaj janë larguar nga rajoni për t’u kthyer në shtetet e tyre ose për t’u vendosur në vende të treta dhe se rreth 400 persona, shumica e të cilëve qytetarë të shteteve evropiane, kanë kaluar në radhët e YPG/PYD-së dhe veprojnë në bashkëpunim me DAESH-in”, shkruhet në komunikatën e Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Turqisë.

Këta terroristë – nënvizohet në detaje të komunikatës – janë trajnuar me doktrinën e së majtës radikale dhe kanë një përvojë luftarake të konsiderueshme, gjë që përbën kërcënim kur ata të kthehen në vendet e origjinës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne