Interpoli diskuton me ish-muxhahedinët rrezikun e MEK-ut për Shqipërinë

Tre anëtarë të OJQ-së Nejat morën pjesë në takimin e fundit të Projektit Kalkan të Interpolit të organizuar nga Irani.

Përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare të Interpolit ishin në Teheran për të shqyrtuar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mënyrat e rritjes së ndihmës teknike në luftën kundër terrorizmit në kuadër të projektit Kalkan.


Takimi dy ditor (10-11 korrik) ishte i fundit në një seri shkëmbimesh të specializuara, sipas faqes së internetit të Interpolit. Ndarja e praktikave më të mira dhe identifikimi i boshllëqeve të inteligjencës për të frenuar dhe për të prishur veprimtaritë terroriste transnacionale ishin gjithashtu pjesë e sesioneve dhe e shkëmbimeve studimore.

Sekretari i Interpolit, gjeneral Jurgen Stock tha se projekti i krijuar në vitin 2004, ka përfaqësuar një pikë kthese në ndarjen globale të informacionit të anti-terrorit.


Në takim morën pjesë shefi i policisë iraniane, gjenerali Hossein Ashtari dhe 75 autoritetet e sigurisë së vendeve të tjera.

Gjithashtu takimin e ndoqi edhe një delegacion nga Shoqëria Nejat. Ebrahim Khodabandeh dhe Zahra Mir Bagheri, ish-anëtarë të Organizatës Muxhahedin e Halk (MEK) dhe Narges Beheshti, motra e një anëtari të MEK, i cili është marrë peng nga udhëheqësit e grupit, morën pjesë në konferencë.


Delegacioni i Shoqërisë Nejat pati vizita të veçanta me zyrtarët e sigurisë duke shpjeguar se si kulti i Raxhavi funksionon si një grup terrorist.

Ata paralajmëruan zyrtarët për kërcënimin e MEK-ut ndaj shumë vendeve, duke përfshirë Iranin, Shqipërinë, Francën dhe fqinjët e tyre.

Përfaqësuesit e Shoqatës Nejat gjithashtu mbajtën një ekspozitë fotografike për krimet e kryera nga MEK. Fotot mundën të tërhiqnin vëmendjen e zyrtarëve të sigurisë që ishin të pranishëm në këtë ngjarje.


Khodabandeh i cili ka qenë anëtar i kultit Raxhavi për 23 vjet i shpjegoi fotografitë Z. Stock. Ai kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit që të lëshojë një deklaratë mbi aktet terroriste dhe qëndrimet e MEK-ut të ngjashme me ato të një kulti. Z. Stock premtoi të punojë për këtë çështje.

Khodabandeh bisedoi me shumicën e zyrtarëve kundër terrorizmit nga e gjithë bota, duke i informuar ata për kërcënimet e kultit të Raxhavit. Ai paralajmëroi përfaqësuesit e Greqisë, Italisë dhe Rumanisë për kërcënimin që mund të shkaktohet nga mbi 2000 anëtarë të trushpëlarë të MEK-ut që ndodhen në vendin e tyre fqinj. Përfaqësuesi grek u përgjigj se çështja është me të vërtetë vendimtare dhe ende nuk i është kushtuar vëmendja e mjaftueshme.

Një përfaqësues nga Franca tha për Khodabandeh se policia e antiterrorit vazhdon të mbikëqyrë grupin, që pasi kreu i tij u soll në gjyq në qershor 2003. Ai pranoi se për fat të keq politika ka funksionuar përtej sigurisë, prandaj Marjam Raxhavi është e lirë tani.

Delegacioni i Nejat foli për dhimbjet dhe vuajtjet e familjeve, të dashurit e së cilave janë ende të burgosur në kampet e MEK-ut, të izoluar nga bota e lirë. Znj. Narges Beheshti kërkoi nga autoritetet që të ndihmojnë familjen e saj dhe familjet e tjera të anëtarëve të MEK-ut që të kontaktojnë të dashurit e tyre në kultin terrorist të Raxhavit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne