Interpoli heq nga buletini i kuq Jusuf Karadavin

Ish-kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf Al-Karadavi u hoq nga lista e të kërkuarve me buletin të kuq të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol).

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga zyra e Karadavit për informim përshëndetet vendimi për heqjen e emrit të Karadavit nga buletini i kuq që ishte vendosur me kërkesë të gjyqësorit egjiptian, të cilit i mungon paanshmëria dhe transparenca.

“Autoritetet egjiptiane njëkohësisht me kërkesën për përfshirje në buletin të kuq kanë konfiskuar pasurinë e Karadavit dhe të qindra personave të tjerë”, u tha në komunikatë, ndërsa u shprehën falënderimet ndaj Interpolit, i cili ndërpreu vendimin e kërkimit sipas ligjeve dhe parimeve ndërkombëtare.

Në mes tjerash në komunikatë gjithashtu theksohet se vajza e Jusuf al-Karadavi Ala al-Karadavi dhe dhëndri i tij, Husam Halef, u mbajtën në izolim.

Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të organizatës me qendër në Lyon shfuqizon vendimin e marrë në dhjetor të vitit 2014, me anë të të cilit Jusuf al-Karadavi, shtetas i Egjiptit dhe Katarit, përfshihet në buletin të kuq me akuza për “nxitje dhe ndihmë për kryerjen e krimit, ndihma për shpëtimin e të burgosurve, zjarrvënie, vandalizëm dhe grabitje”.

Karadavi, për të cilin dihet se jeton në Katar, doli kundër grusht shtetit që përmbysi presidentin e parë të zgjedhur të Egjiptit, Muhammed Mursi dhe kritikoi ashpër Abdulfetah Es-Sisin, i cili u zgjodh për president.

Gjyqësori egjiptian në dhjetor 2013 njoftoi se kishte paraqitur një kërkesë në Interpol për të lëshuar një buletin të kuq, duke i cituar akuzat kundër Karadavit.

Dihet se Interpoli me kërkesë të Egjiptit më herët ka lëshuar buletin të kuq për shumë udhëheqës të Organizatës së Vëllezërve Myslimanë (Ihvan)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne