Intervista e Vojsava Ismailajt, Romeo Kara: Llumi media-politikë dhe “morali prej kristali” i kusarit nga Skrapari

Fatkeqesisht, tek ne eshte instaluar nje media sa qesharake aq edhe regresive, e ngeshme per t’u marre me Zogun e Tiranes, dhe inekzistente kur ofrohet nje video unike per nga rendesia, si ajo ku Vojsava Ismailaj, thote shqip, pa ekuivok, se kumbari i aferes korruptive DIA, eshte Presidenti i Shqiperise, dora vete Ilir Meta.

Shkruan: Romeo Kara

Edhe heshtja e njerezve te thjeshte, eshte e denueshme ne momentet e krizave morale, ndersa heshtja e mediave, eshte jo vetem e denueshme, por totalisht e patolerueshme, pasi ne kete rast, heshtja e atij qe ka pushtetin e fjales, per te thene e mbrojtur te verteten, eshte e as me shume e as me pak, se sa nje bashkepunim i paster, me ata qe demtohen nga e verteta.

Pergjithesisht, heshtja e mediave ne Shqiperi, eshte lidhur me rastet kur e verteta atakon pushtetin, oligarket apo kriminelet realisht te rrezikshem. Fatkeqesisht, tek ne eshte instaluar nje media sa qesharake aq edhe regresive, e ngeshme per t’u marre me Zogun e Tiranes, dhe inekzistente kur ofrohet nje video unike per nga rendesia, si ajo ku Vojsava Ismailaj, thote shqip, pa ekuivok, se kumbari i aferes korruptive DIA, eshte Presidenti i Shqiperise, dora vete Ilir Meta.

Edhe pse behet fjale per nje skandal korruptiv te pashoq, mediat, me perjashtime te vogla, ne unison me njera-tjetren, i mbyllen syte, veshet dhe deren kesaj te vertete, duke u bere fare hapur, pale me Presidentin me te korruptuar ne bote, Ilir Meta.

Me qendrimin e saj, media inkurajoi dhe politiken, e cila si gjithmone zbythet perballe te vertetave te tilla. Edhe nje here qe kesaj politike i erdhi rasti te tregoje me vepra moralin, qe na ka predikuar me tepri, serish ajo u fut ne strofullen e kurvellikut te saj, ne mbrojtje te te ngjashmit Meta, dhe ne pritje te pazarit te radhes, duke perfituar natyrisht edhe nga video e Vojsaves.

Pra, llumi media-politike, ne unison u mundua ta injoroje kete te vertete, ku del lakuriq, “morali prej kristali” i kusarit prej Skrapari.

Ne rastin Tahiri, media perverse dhe e llumnosur, u mor me gjurmet, duke angazhuar edhe baterite rezerve, ndersa ne rastin Meta, ku dukej qarte ujku dhe jo gjurmet, media kaloi ne inekzistence. Eshte absurde te mendosh se, me pushtetin qe marrin nga votat tona, politikanet e sojit Meta, vjedhin parate tona, dhe po me keto para, hapin dhe mbyllin gojen e medias si ua do hesapi atyre. Pra, media e llumit, te pakten ne kete rast, eshte vete pjese e skemes kriminale Meta.

Video e radhes, jo vetem sfidoi median, por mbi te gjitha, sfidoi politiken e sidomos pushtetin. Kur i kemi pare ndonjehere kaq te heshtur e kaq ne unison, pozite dhe opozite bashke? Ku jane keta parimoret non stop derdellites? Ku ju humbi gjuha? Ku ju vajti gjithe ajo fryerje si gjel deti, kur zinin be se nuk do te lejonin korrupsion, tepsi e kazan? Ku humbi prokuria shqiptare? Si ka mundesi te mbylli syte perpara ketyre fakteve kaq te frikshme publike? Cfare mendojne dhe cfare shpresojne se do te arrije me kete qendrim llumi tripalesh: media-politike-prokurori? Si ka mundesi qe te tre bandat politike PS-PD-LSI, bejne ne te njejten kohe rolin e budallait? Jo vetem kaq, por Luli i ofron mbrojtje Presidenteshes Mona, qe ne menyre te paligjshme drejton edhe banden LSI.

Ne krahun tjeter, i Gjati i qeverise se shkrehur, perlyhet ne takim koke me koke me koken e krimit. I gjati, mire qe takon kapobanden Meta, por gjen kohe te takohet edhe me ushtarin e tij Pasmaciu, te beje edhe foto me te, ne menyre qe Pasmaciu te jete me i sigurte per trafikun e radhes, me tregetine e “domateve”. Saliu para dy vitesh, gati sa nuk plasi ne parlament lidhur me kete ceshtje, edhe pse pa prova, ndersa tani, kur prova i ka zene syte, ka humbur si vaji i ullirit qemoti.

Ky popull duhet ta dije njehere e mire, se eshte totalisht i tradhetuar e i ngrene ne bese nga politika, drejtesia e media, dhe te mos prese me asnje sekonde, se do te vije dicka e mire prej tyre. Ata jane totalisht te perlyer, ne gare kush te grabise sa me shume e kush te tallet sa me shume me kete popull fatkeq. Une nuk shoh rruge tjeter per vendosjen e drejtesise, pervecse nje revolucioni popullor. Populli duhet te cohet nje ore e me pare, ta shkermoqe pa meshire kete kaste hajdutesh, te marre ne dore fatet e tij, te shpronesoje cdo pasanik te lidhur me politiken, drejtesine, median e krimin. Kur drejtesia nuk mund te vije me rruge ligjore, cdo revolte per vendosjen e saj, behet e ligjshme. Ky shtet ka mbaruar se qeni shtet i se drejtes, dhe eshte bere totalisht vegel ne duart e padrejtesise./Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne