Interviste imagjinare me Enver Hoxhen

nga Fabjan Ceka.

Shoku Enver, si ju duket imazhi qe shqiptaret kane per ju ditet e sotme?

Imazhi im keto 27 vitet e fundit eshte shume negativ pasi punohet çdo dite per te diksredituar figuren time. Egziston nje makine propagande gjigande, ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten, per te perbaltur arritjet e medha qe diktatura e proletariatit i solli Shqiperise. Ajo qe bejne eshte se merren vetem me aspektet negative te Shqiperise socialiste. Ne çdo sistem ka aspekte negative dhe pozitive. Gjithsesi aspektet pozitive ishin me shume se ato negative. Mos te harrojme se Shqiperia ishte nje vend tipik mesjetar kur revolucioni socialist permbysi pushtetin kolonial qe fuqite imperialiste kishin vendosur ne Shqiperi.

Ju guxoni te thoni qe regjimi juaj ka patur edhe aspekte pozitive?

Patjeter! Ne kohen time te gjithe kishin pune. Te gjithe kishin shtepi. Arsimi ishte falas. Shendetesia ishte falas. Nuk egzistonte korrupsioni. Vendet e punes nuk shiteshin. Sot vendet e punes blien sikur shkon ne dyqan! Populli eshte pa pune, nuk ka te haje. Sot blihen dipllomat, çdo gje ka nga nje çmim! Ky eshte kapitalizmi juaj?! 40% e shqiptareve ka lene vendin keto gati 30 vitet e fundit. Faji im eshte ky?! Edhe per kete gje do ma veni fajin mua?!
Ju thoni qe shqiptaret emigruan ne mase kur ra Shqiperia socialiste sepse ishin te varfer, por perse ata vazhdojne te emigrojne sot edhe me shume ne kete sistem tuajin te “mrekullueshem”? A nuk jeni te pasur ju tani? Nuk keni te gjithe nje pune tani? Perse e shkaterruat te gjithe industrine dhe ekonomine te cilen shqiptaret e ndertuan me aq mund per 45 vjet ku punonin te gjithe? Perse i late shqiptaret pa pune kur ndryshoj sistemi?

Shoku Enver, mos harroni se ndryshimin e regjimit e donte populli. Shqiperia ishte vendi me i izoluar dhe i varfer ne bote.

Keto jane te gjitha shpifje te sajuara nga armiqte e popullit! Pasuria nuk matet nga gjerat pa vlere qe perendimoret blejne sepse kane krijuar varesi nga konsumizmi. Ajo nuk eshte pasuri, eshte nje semundje e krijuar nga bota kapitaliste. Perkundrazi, do te thoja qe ajo eshte varferia e vertet. Ne Perendim njerezit jane te alienuar, nuk kane nje jete shoqerore, jane te vetmuar. Ata paguajne lek per te vajtur tek psikologu sepse nuk kane me ke te flasin. Ata paguajne lek per te folur me nje njeri qe nuk e njohin ku mund te shprehin mendimet e tyre. A eshte nje gje normale kjo?! Ata mendojne se konsumizmi do i zgjidhi problemet e tyre. Jane te shfrytezuar nga borgjezia. Punetoret jane te shrytezuar dhe nuk kane asnje te drejte. Kurse ne Shqiperi punetoret ishin te tuteluar nga Shteti, nuk egzistonte shfrytezimi ne pune, njerezit ishin te lire. Nuk ishin mbytyr me borxhe siç jane sot. Njerezit ishin te lumtur, vetmia nuk egzistonte. Njerezit rrinin te gjithe sebashku, jo si sot ku jane te izoluar dhe secili mendon vetem per interesin e tij personal.

Per sa i perket internimeve, burgosjeve, pushkatimeve te atyre te cilet u vrane sepse e mendonin ndryshe nga regjimi juaj, edhte keto jane genjeshtra?

Ata ishin agjent te imperializmit, ose armiq te popullit. Persona qe kane punuar per rrezimin e socializmit ne Shqiperi. Ishin kundra parimeve te Marksizmit – Leninizmit per te cilet ne luftuam shume per ti patur edhe rrezikuar urine neqofte se ishte e nevojshme. Kur armiku te sulmon, do te thote se je ne rrugen e duhur. Megjithate ata jane denuar sepse kishin shkelur ligjet e Shtetit Shqiptar.

Shoku Enver, ju kujtoheni si nje lider qe izoloj Shqiperine jo vetem nga Perendimi, por edhe nga vendet e kampit socialist. A mund te na shpjegoni se perse vepruat ne kete menyre?

Imperializmi ka punuar gjithnje per shfrytezimin e popujve. Ata filluan pak nga pak duke i korruptuar vendet socialiste duke filluar me Jugosllavine e Titos.

Por per sa i perket Bashkimit Sovjetik dhe Kines?

Bashkimi Sovjetik, mbas vdekjes te shokut Stalin, devijoj totalisht nga parimet e Marksizmit – Leninizmit, qe ishin parimet per te cilat ne luftuam gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ne diçka e tille ishte e papranueshme, pra tentuam qe te gjenim nje mbeshtetje te Kina e shokut Mao. Por edhe Kina, mbas vdekjes te Maos, tregoj veten se ishte nje vend kapitalist kur lidhi mardheniet me imperialistet amerikan. Kinezet jane si amerikanet, e kane mendien vetem tek leket. Atyre nuk i interesojne parimet e socializmit. Kurse ne ishim te vetmit qe mbajtem larte parimet e Marksit dhe Engelsit.

Si ju duket Shqiperia sot?

Shume keq! Eshte nje vend qe qeveriset nga parti te djathta. I jane perulur kapitalit. Jane bere nje vegel e Perendimit pa piken e turpit! Shqiperia eshte kthyer ne nje shtet vasal i amerikaneve. Shikoni se ç’i kane bere imperialistet Greqise: kane vjedhur dhe zhvatur nje popull te tere, i kane rrembyer risurset kombetare, i kane bere qe te vuajne per buken e gojes. Kjo eshte Europa juaj?!
Shikoni se çpo bejne me Sirine: po e pushtojne vetem se nuk i perulen imperialisteve me tregun e lire te tyre kriminal, i cili vjedh popujt dhe lene vetem toke te djegur nga pas.
Te njejten gje kane bere me Afganistanin, Irakun dhe Libine. Kane shakterruar vende te tera, dhe jam une i keqi qe ndertova nje vend nga zero?!
Te njejten gje po bejne me Shqiperine. Shikoni se çpo bejne me Reformen e Drejtesise, nje turp! Si eshte e mundur qe Shqiperia ti perulet imperializmit?! Si mund te vijne te huajt te bejne ligjin ne Shqiperi?! Ka shtet ketu apo nuk ka shtet? Nje gje e tille eshte e papranueshme dhe shkel te gjitha konventat nderkombetare.
Duket qarte kush jane planet e Perendimit per Shqiperine. Ata thjesht duan ta kthejne Shqiperine ne nje koshe plerash ku te vijne e te hedhin plerat e tyre. Eshte nje plan djallezor neokolonial.

Reforma e Drejtesise eshte miratuar nga Parlamenti per te sjell drejtesi ne Shqiperi dhe qe me fund shqiptaret te kene nje shtet te pa korruptuar.

Shteti i pa korruptuar egzistonte vetem ne kohen time. Pastaj, neqoftese Perendimi do te kishte dashur, ne keto gati 30 vite, te eliminonte korrupsionin ne Shqiperi, do ta kishte bere me kohe e me vakt.
Ata duan qe Shqiperia te jete nje vend i korruptuar ku ata te bejne krimet e tyre, a nuk e shihni dote nje gje te tille?!
Populli duhet te çohet per nje revolucion popullor. Te rinjte duhet te çohen dhe jo te rrine gjithe diten ne kafe duke kaluar kohen kote, pa asnje qellim dhe ideal ne jete. Roli i rinise ne levizjet revolucionare ka qene gjithmone i madhe. Rinia, nga vete natyrae saj, eshte per te rene dhe kundra te vjetres, dhe eshte gjithnje gati per te luftuar per nje levizje progresiste dhe revolucionare. Kapitalizmi i ka bere njerezit me te varfer, i ka lene pa pune, pa shtepi, pa ideale, pa endrra, pa te ardhme, pa asgje.
Ne Shqiperi nuk egzistone demokracia, ka vetem nje diktatur kapitaliste e cila i ka kthyer njerezit ne copa mishi, me nje klase drejtuese te korruptuar e cila e ka shitur vendin per dy lek.
Populli duhet te çohet per te instaluar diktaturen e proletariatit, pasi vetem me parimet e socializmit shkohet drejt se ardhmes komuniste.

Fabjan Ceka, 20 shkurt 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne