nga Fabjan Ceka.

Fabjan Ceka: Iskender Bej, si ju duket fati i Shqiperise sot?
Iskender Bej: Shqiperia!? Ca domethene kjo fjale!?
Fabjan Ceka: Bej, Shqiperia eshte vendi ku jetojne shqiptaret dhe ju jeni heroi yne kombetar.
Iskender Bej: nuk e di ca jane keta shqipetaret dhe cfare lidhje kane keta me mua. Une hero kombetar i shqiptareve!?
Fabjan Ceka: Po, ne jemi pasardhesit tuaj.
Iskender Bej: Ne kohen time ka egzistuar Arberia, Epiri, Serbia, Bullgaria, dhe ne Epirotet ishim nje popull ne keto vende qe permenda me siper, por nuk kam degjuar ndonjehere per Shqiperine apo shqipetaret!
Fabjan Ceka: Kuptoj. Bej, si i kuptoni kritikat qe ju bejne kundershtaret tuaj kur ju thojne se lufta juaj antiosmane ishte nje lufte e panevojshme pasi heret a vone ju do mundeshit, dhe se lufta juaj solli vetem shkaterrimin e Arberise dhe Epirit dhe shpopullimin e vendit, madje emigrimin e popullsise drejt Italise.
Iskender Bej: Keto kritika jane te kota. Duhet te kemi parasysh se lufta ime terhoqi vemendjen e gjithe Evropes dhe e beri Epirin nje vend ku mund te fillohej nje tjeter kryqezate per te pushtuar perseri Token e Shenjte e cila ndodhej ne doren e Islamit. Persa i perket shktaterrimit te vendit dhe shpopullimit te tij, po, eshte e vertet qe Epiri dhe Arberia u shkaterreu dhe u shpopullua. Por keshtu ndodh ne kohe lufte dhe te mos harrojme se une korra fitore per 25 vite. Gjithsesi pastaj vendi u ndertua nga turqit, gje qe nuk duhet harruar pasi ata ishin edhe tolerant ndaj te krishtereve dhe i lejonin atyre te praktikonin fene e tyre.

Fabjan Ceka: Bej, shume historiane thone qe ne kohen tuaj nuk ka pasur myslimane ne Epir apo Arberi, qe Islami u perhap shume mbas shekullit te XVII. Si ka qene e verteta?

Iskender Bej: Ne kohen time ne Arberi dhe Epir ka pasur popullsi myslimane me origjine nga Azia Qendrore, nga Anadolli, Irani, Pakistani, Afganistani, etj. Keta ishine popullsi nomade qe Perandoria Osmane dergonte ne ato vende qe ajo e kishte te veshtire ti pushtonte. Ne Kruje, per shembull, kishte shume nga keto popullata. Ne te gjithe Epirin dhe Arberine kishte popullsi nomade turke qe kishin ngulitur çadrat e tyre qe ne shekullin e XIV. E gjithe Arberia dhe Epiri ishte rrethuar me çadrat osmane.

Fabjan Ceka: Domethene, Bej, qe ne kohen tuaj Arberia dhe Epiri ishin qe ne ate kohe te populluara me Turq?

Iskender Bej: Po! Perandoria Osmane e parapergatiste pushtimin e nje territori shume perpara se ajo ta pushtonte me ushtrine e saj te rregullt ate vend. Turqit nomad kishin kete detyre, qe te turqizonin dhe islamizoni territorin ne menyre qe osmanet ta gjenin pothuajse te gatshem per pushtim territorin qe ata e kishin caktuar ta pushtonin. Nje rol kryesor per shpopullimin e territorit kishin Akinxhijt. Keta ishin pjese e trupave te çregullt osman. Ata, sipas rrethanave, terrorizonin vrisnin, apo skllaveronin popullsin lokale, ne menyre qe vendasit te shpernguleshin nga territori i tyre.

Fabjan Ceka: Mos na thoni keto gjera, Bej, se ne nuk i dinim keto!

Iskender Bej: E di!

Fabjan Ceka: Iskender Bej, na e pershkruani pak Arberine dhe Epirin ne kohen tuaj, si ishte ajo?

Iskender Bej: Ne kohen time Arberi dhe Epiri ishte nje lemsh i madh. Kishte shume popullsi qe vinin edhe shkonin. Kishte shume shperngulje popullsish. Nuk merrej vesh asgje. Qytetet dhe fshatrat shkaterrohesh shpesh. Kishte lufte gjithmone. Ajo qe me ka ngelur ne mend, siç e permenda me pare, ishte se ne vend vinin shume njerez nga Azia dhe ndertonin fshatra dhe qytete te reja ne Arberi dhe Epir. Vendi ishte mbuluar me çadra te ketyre popullatave nomade turke. Ata kishin dele dhe dhi me vete. Keto popullsi rrinin kembekryq dhe hanin me duar ne tepsi. Domethene nuk njihnin luge dhe pirunj apo pjata.

Fabjan Ceka: Po fizikisht si ishin keto popullsi nomade, cilat ishin tiparet e tyre?

Iskender Bej: Ato kishin tipare tipike aziatike, ngjanin si kinez apo mongol. Ata kishin koke asimetrike apo me cepa. Tiparet e tyre ishin te vrazhda.
Fabjan Ceka: Po persa i perket origjines tuaj, eshte dicka qe perflitet shume dhe kurre nuk eshte kuptuar ne te vertet se nga jeni ju me origjine, Iskender bej.
Iskender Bej: Ne te vertet nuk e di as une saktesisht. Im ate, Ivan Kastriotiç thote se jemi me origjine nga Epiri. Kurse ime me, Vojsava, ishte Serbe.
Fabjan Ceka: Qarte. Po persa i perket luftes tuaj aq te gjate ndaj osmaneve , cila ishte arsyeja e luftes tuaj? Eshte nje gje qe edhe sot nuk eshte kuptuar ne te vertet.
Iskender Bej: Lufta ime antiosmane kishte disa arsye. Njera ishte per qellime fetare. Shume arberesh ortodoks me pekrahen, po ashtu edhe vellezerit tane serb dhe bullgare. Gjithsesi nje pjese e madhe e arberesheve ishte kundra meje. Pjesa me e madhe e familjeve fisnike ishte o me Venedikun o me Osmanet. Arsye te tjera te luftes time antiosmane ishin personale, familjare.
Fabjan Ceka : Po persa i perket flamurit qe ju zgjodhet, bej, cila eshte origjina e tij?
Iskender Bej: Ai eshte nje flamur qe i perket te gjithe popujve ortodoks, eshte flamur bizantin
Fabjan Ceka: Nje pyetje te fundit. Si e komentoni viziten e presidentit turk Erdogan ne Shqiperi dhe mardhenien e tij me shqipetaret?
Iskender Bej: Prape me keta shqipetaret ti!

57