Irak, çlirohen disa fshatra në perëndim të Mosulit

Ushtria irakiane ka çliruar edhe katër fshatra dhe një rrugë të rëndësishme strategjike në perëndim të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të burimit nga ushtria irakiane, forcat e Hasdi Sabi, që veprojnë në qeverinë irakiane nga DEASH-i kanë çliruar fshatrat Kubbetul Vehbi, Rafiye, Rafiye el-Evvel dhe Melihat në perëndim të Mosulit.

Është konfirmuar se forcat e policisë federale me sukses kanë evakuuar më shumë se 200 civilë të cilët gjendeshin në zonat e okupuara El-Meydan dhe El-Faruk.

Forcat irakiane në janar tërësisht çliruan pjesën lindore të Mosulit, ndërsa më 19 shkurt filloi aksioni për çlirimin e pjesëve perëndimore të qytetit.

Terroristët e DEASH-it nga vera e vitit 2014 kontrollojnë qytetin e dytë më të madh irakian të Mosulit.

Pas tre muajsh operacioni të forcave të bashkuara irakiane në janar çliruan pjesën lindore të Mosulit, ndërsa më 19 shkurt filloi edhe operacioni për çlirimin e qendrës së qytetit që gjendet në bregun perëndimor të lumit Tigër.

Mosuli në Irak dhe Raqqah në Siri njihen si dy nga fortesat më të mëdha të DEASH-it./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne