Iraku dënon ligjin izraelit për shtetkombin hebre

Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut ka dënuar ligjin e miratuar nga parlamenti i Izraelit (Kneset) për “shtetkombin hebre” dhe ka deklaruar se një ligj i tillë dëmton procesin e paqes dhe konsolidon racizmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut, Ahmed Mahxhub përmes një komunikate me shkrim i ka bërë thirrje shoqërisë ndërkombëtare të sigurojë që Izraeli të heqë dorë nga ky ligj, të ndalojë sulmet kundër popullit palestinez dhe t’u japë fund shkeljeve të të drejtës ndërkombëtare.

Edhe Unioni i Shkencëtarëve Myslimanë të Irakut në një komunikatë me shkrim thekson se ligji i miratuar nga Izraeli është një ligj racist, që synon injorimin e ekzistencës palestineze në territoret e pushtuara.

Miratimi i ligjit është pasojë e arrogancës së Izraelit, i cili përpiqet të imponojë statukuonë e vet, dhe njëherësh është pasqyrim i transferimit të Ambasadës amerikane në Jerusalem, vijon komunikata./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne