Iraku shprehet i gatshëm për bashkëpunim me Turqinë në luftën kundër PKK-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut, Ahmed Mahxhub bëri të ditur se vendi i tij është i gatshëm për bashkëpunim me Turqinë në kuptimin e plotë të fjalës në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Maxhub gjatë takimit me gazetarët vendor dhe të huaj në Ministrinë e Jashtme në kryeqytetin Bagdad bëri një sërë deklaratash të rëndësishme.

Në lidhje me praninë e organizatës terroriste PKK në Sinxhar, zëdhënësi Mahxhub tha se: “Prania e PKK-së në këtë rajon daton nga mesi i viteve të 80-ta. Nuk është e mundur për ti dhënë fund ekzistencës së grupeve që ndodhen nëpër male. Kemi shembull të organizatës talebane. Organizatat që ndodhen nëpër male janë të mësuara posaçërisht në luftime dhe fshehje. Nuk mund të themi se prania e PKK-së në zonat kufitare mes Irakut dhe Turqisë ka marrë fund plotësisht. Kjo nuk është e sigurt dhe është e pamundur. Ne me të vërtetë jemi të gatshëm për bashkëpunim me Turqinë në luftën kundër këtyre grupeve (PKK). Ne besojmë se këto grupe (PKK) janë organizata terroriste”.

Duke vënë në dukje se forcat irakiane janë në solidaritet me forcat turke, zëdhënësi Mahxhub vijoi me këto fjalë: “Ne nuk kemi fuqi për të luftuar dhe ta mundur PKK-në. Por, premtojmë bashkëpunim dhe solidarizim me Turqinë për ti marrë nën rrethim dhe për ti shkatërruar këto grupe (PKK)”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me mënyrën e administrimit në Sinxhar, Mahxhub tha se “Sinxhari është i Irakut dhe administrohet nga ai dhe nuk mund të flitet më shumë në lidhje me këtë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne