Iraku urdhëron arrestimin e zv/presidentit të Kurdistanit

Një gjykatë irakiane ka lëshuar një urdhër arresti për nënkryetarin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit duke e akuzuar atë për provokim kundër forcave të armatosura të vendit, i cili arriti të marrë kontrollin mbi provincën Kirkuk më parë këtë javë.

Gjykata e hetimeve të të Bagdadit urdhëroi të enjten arrestimin e Kosrat Rasul, i cili i ishte referuar ushtrisë irakiane dhe policisë federale si “forca okupuese” në një deklaratë të lëshuar një ditë më parë. Në deklaratën e tij, Rasul, i cili është gjithashtu nënkryetar i Unionit Patriotik të Kurdistanit , një nga dy partitë kryesore kurdë, gjithashtu e kishte kritikuar grupin e tij për moskundërshtimin e hyrjes së forcave irakiane në Kirkuk të hënën. Gjykata njoftoi se “i konsideron këto deklarata si provokim kundër forcave të armatosura, sipas nenit 226 të kodit penal”, një vepër penale, e cila mund të sjellë një burgim deri në shtatë vjet ose një gjobë”, tha një zëdhënës i gjyqësorit irakian. Rasul hyri në Kirkuk me luftëtarët Peshmerga të dielën, por u tërhoq nga qyteti i pasur me naftë pa luftime./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne