Në sulmin terrorist me bomba të ndërmarrë ndaj drejtorisë së policisë në qytetin Çabahar të provincës Sistan dhe Beluçistan sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën të paktën 3 persona dhe janë plagosur një numër i madh i të tjerëve.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se sulmi me autobombë u ndërmor në afërsi të drejtorisë së policisë që ndodhet në rrugën “Rigi” të qytetit Çabahar.

Zëvendësprefekti i Sistanit dhe Beluçistanit, Muhammed Hadi Marashi tha se “Si pasojë e sulmit të ndërmarrë sot në mëngjes ndaj drejtorisë së policisë janë plagosur një numër i madh i qytetarëve”.

Marashi shtoi se sulmi u ndërmor me një kamionçinë të ngarkuar me lëndë plasëse.

Ndërkaq televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se në sulm kanë humbur jetën të paktën 3 persona./ trt

18