Irani 2018 dhe Siria 2011: Ngjashmëritë dhe Ndryshimet

nga Tim Anderson

Protestat në Iran gjatë fundit të vitit 2017 dhe fillimit të vitit 2018 kanë disa ngjashmëri me protestate zhvilluara në Siri në fillim të vitit 2011, si nga këndvështrimi i dinamikës së tyre të brendshme po ashtu edhepërsa i përket ndërhyrjes së armiqve të jashtëm përveç Iranit. Megjithatë ekzistojnë edhe dallime të rëndësishme mes tyre.

Protestat që kanë filluar më 28 dhjetor ë vitit 2017 dhe kanë vazhduar më tej në Iran është raportuar se kanë filluar në Mashaad dhe më pas janë shpërndarë në shkallë të gjerë. Megjithatë, problemet e veçanta ekonomike që qëndronin pas këtyre protestave ishin akuluar në mënyrë të vazhdueshme prej disa kohësh tashmë. Teherani dhe Mashhadi kishin dëshmuar protesta të tjera në janar dhe nëntor të vitit 2017, në lidhje me dështimin e institucioneve financiare brenda një skandali të njohur si “Çështja e Kaspikut”. Shumë investitorë të vegjël kishin humbur kursimet e tyre aty.

Që prej fundit të vitit që lamë pas kësaj situate i janë bashkuar edhe një sërë ankesash të tjera, duke përfshirë këtu rritjen e çmimeve, humbjet e vendeve të punës dhe papunësinë. Përtej këtyre ankesave është e nevojshme që të shtojmë edhe zhgënjimin se marrëveshja e JCPOA (e cila i ka hapur rrugën reduktimit të sanksioneve dhe rritjes sëshitjeve më të mëdha të naftës) nuk ka dhënë ende frytetet saj konkrete në përfitime të konsiderueshme ekonomike për njerëzit e zakonshëm të Iranit.

Përhapja e këtyre protestave në më shumë se dhjetë qytete të ndryshme të vendit i tërhoqi vëmendjen grupeve të vogla politike, shumë prej të cilave janë të mbështetura nga faktorë të jashtëm, për të shtuar edhe slloganin e tyre të ‘ndryshimit të regjimit’. Këto thirrje u përforcuan edhe më shumënga sponsorët e tyre të jashtëm. Palët që ishin më të mirë-organizuara në nxitjen e mëtejshme të këtyre kërkesave të “ndryshimit të regjimit” ishin monarkistët dhe grupi i ndaluar terrorist Mujahedin-e Khalk [Luftëtarët e Popullit] (MEK), i cili pati filluar si një lëvizje kombëtare e majtë, por që më pas ble nga Saddam Husseini dhe shumica e armiqve të huaj të Iranit.

Është e nevojshme qëtë kujtojmë se veçanërisht gjatëmuajve të fundit, agresioni ndaj Iranit është shprehur haptazi dhe në mënyrë të vazhdueshme nga udhëheqësit e Arabisë Saudite, Izraelit dhe tëSHBA-së. Sulmet terroriste të DAESH-it (ISIS-it) në Teheran që u zhvilluan gjatë qershorit të vitit 2017 kanë ndodhur në mënyrë menjëherë pasrendëse nga kërcënimete drejtpërdrejta të disa javë më parë nga princi i kurorës Muhammad bin Salmani. Princi i Kurorës është shprehur se “Ne do të punojmë që beteja e tyre të zhvillohet në Iran, jo në Arabinë Saudite.”

Gjatë javëve të fundit të vitit 2017, Uashingtoni dhe Izraeli kanë vërshuar kërcënime të përbashkëta kundër Iranit, duke u shprehur se ata po punonin për ‘qëllime konkrete’ kundër këtij kombi të pavarur. Nuk ka as dyshimin më të vogël për sigurinë se këta tre shtete armike do të shfrytëzonin çdo mundësi që do t’u parashtrohej për të mbështetur elmentët e brendshëm mbështetës të “ndryshimit të regjimit”. Megjithatë, ata nuk kanë ndonjë partner të brendshëm të ndonjë rëndësi të konsiderueshme.

Si një përgjigje për politizimit e këtyre protestave, janë organizuar një numër tubimesh të mëdha si shenjë mbështetëse ndaj qeverisë iraniane, duke i lënë në hije përmasat më modeste të tubimeve të protestës. Shumë media të udhëhequra nga shtetit perëndimoresi dhe nga korporata të ndryshmekanë filmuar video gjatë tubimeve të zhvilluara si mbështetje ndaj qeverisë iraniane, dhe i kanë trasmetuar ato si të ishin tubime të protestës. Edhe video që paraqet protestate mëdha të vitit 2011 në Bahrein u promovuan si ‘protesta të Iranit’. Në shumicën e këtyre videovemund të shihen me lehtësi fotografitë e udhëheqësit të Iranit, shumë klerikë iranianë si dhe poste anti-izraelite dhe anti-Trumpit. Shpikjet e shumta të mediave të luftës në Siri duket se e kanë shndërruar në një ‘normë’tashmë një keqinterpretim të tillë të pamatur prej tyre.

Komentatori online Sajid Musavi (@ SayedMousavi7), i cili i ka vëzhguar tubimete protestave nëpërmjet fotove dhe videove të publikuara në internet është shprehur se politizimi i tubimeve mëshumë kishte larguar njerëzit nga thirrja për tubime sesa i kishte nxitur,megjithatë ai ka vazhduar duke thënë senë të njëjtën kohëka ndikuar edhe grupe të tjera të shpërndara akoma më agresive dhe oportuniste për t’u bërë pjesë e tubimeve (…) dhenë këtë mënyrëfilluan të organizohen këto grupime të margjinalizuara.

Sipas vlerësimeve që ka bërë Musavi ka dalë në dritë se, ndërkohë që kishte pasur shumë protesta me pjesëmarrje prej 500 deri në 1,000 njerëz në një numër të madhe qytetesh iraniane, nuk kishte pasur asnjë tubim më të madh se 300 persona në Teheran. Musevi është shprehur se ndryshe nga tubimet e shumta politike në vitin 2009, këto protesta nuk kishin një dinamikë të qartë, nuk ka kërkesa të unifikuara, asnjë udhëheqës dhe shumë pak prezencë në kryeqytet.

Ndërsa shumica e shteteve perëndimore dhe korporatave tëmediavenxitën sloganet për ‘liri’ si dhe sllogane të ndryshme anti-qeveritare, po kështu kanë raportuar gjerësisht slogane reaksionare. I biri i ish-Shahut (një Mbreti i vendosur që të udhëhiqte Iranin nga Uashingtoni në vitet 1950) është raportuar se është duke mbështetur ‘ndryshimin e regjimit’ dhe slloganet për ‘vdekje të diktatorit’. Edhe kreu i MEK-utMerjem Raxhavi gjithashtu ka shprehur mbështetjen për kërkesat e ‘vdekjes së diktatorit”. Gjatë këtyre dy javëve janë arrestuartë paktën 400 vetë dhe kanë mbetur të vrarë25 të tjerë, ndonëse qeveria deklaron se asnjë nga viktimat nuk është qëlluar nga forcat e sigurisë. Megjithatë, gjashtë janë raportuar të vrarë në Isfahan, pasi ata u përpoqën të vjedhin armë nga një stacion policor. Kanali onlinei Telegramit “AmadNews” u bllokua duke qënë se kishte nxitur dhunën.

Ngjashmëritë e këtyre ngjarjeve me ngjarjet e Sirisëë në fillim të vitit 2011 janë se në të dy rastet në fjalë, protestat kanë filluarpër shqetësime dhe kërkesa të qëndrueshmenë lidhje çështjet e brendshme, por u infiltruan nga grupe ekstremiste, shumica e të cilave kishin mbështetje nga të huajë. Në Iran fokusi i protestave u bë më i madh kryesisht përsa i përketpakënaqësive në lidhje me menaxhimin ekonomik. Në Siri, mitingjet grumbulloheshin me thirrje për reformën kushtetuese të sistemit Baathist, pas pakënaqësive të popullit në lidhje me korrupsionin dhe kronizmin.

Në të dyja rastet, shtetet perëndimore dhe korporatatmediatike filluan vetëm me një raportim të asnjantë dhe sistematik të ngjarjeve. Në Siri, grupet të ndryshme meqendra në SHBA të këtilla si Human Rights Watch filluan të ngrinin pretendime se që gjatë gjashtë muajve të parë të protestave po ushtrohejdhunënga forcat e sigurisë kundrejt ‘protestuesve paqësorë’. Ndërkohë që në të vërtetë, (dhe siç edhe e kam shpjeguar në Kapitullin e katërt të librit tim The Dirty Ëar on Syria “Lufta e pistë në Siri”), xhihadistët sektarë kanë filluar të vrisnin forca të sigurisë që nga ditët e para të protestave, duke e fajësuar më pas qeverinë për këto sulme. Ndërsa përsa i përket rastit të Iranin, tubimet e mëdha pro-qeveritare janë trasmetuar vazhdimisht në mediat perëndimore si ‘tubime të protestave anti-qeveritare’.

Po kaq e rëndësishmeështë gjithashtu qëtë vëzhgohen edhe dallimet. Irani është një vend i madh sovran dhe i pavarur, me garë të rëndësishme politike të brendshme midis dy fraksioneve: liberalët dhe parimorët (të quajtura si “konservatorët” në SHBA). Grupet e tjera të opozitës janë shumë mëtë vogla.

Në Siri, aleati më i madh i mundshëm që Uashingtoni kishte për të zhvilluar agresionin e ‘ndryshimit të regjimit’ ishte Vëllazëria Myslimane Siriane, e mbështetur nga xhihadistët ndërkombëtarë të al Kaedës. Sondazhet e pavarura të zhvilluara nga organizata TESEV zbuluan se pas një viti të konfliktit në Siri, vetëm 5% e popullsisë ishte mbështese e sulmevetë dhunshme ndaj shtetit. Kjo shifër duket e vogël në përqindje, megjithatë ajo përfaqëson mbi një milion njerëz (pjesa më e madhe e të cilëve janë përkrahës të Vëllazërisë Myslimane) të cilët mund të kenë simpati përluftëtarët xhihadistë ose edhe mund t’i ndihmojnë ata. Edhe pse xhihadistët sektarë në Siri, pas vitit të parë, u bënë të varur nga mbështetja masive e jashtme dhe luftëtarët e huaj, ata arritëntë ruanin një bazë sociale në disa nga zonat të vendit.

Në rastin e Iranit nuk ekziston një bazë e ngjashme për të krijuar një opozitë të dhunshme. Tashmë brenda vendit ekziston një dinamikë të rëndësishme politike, duke përfshirë një dinamikë edhe përsa i përket çështjes së hartimit të një reforme sociale. Ndërsa ekziston një mbetje mbështetëse e monarkistëve dhe ndoshta mbajnë brenda tyre ndjenja substanciale antiklerike, fraksionet kryesore të dhunshme (si MEK dhe DAESH) janë të vogla në numër dhe varen nga ndihma e jashtme. Në mënyrë të ngjashme, komunitetet qërekrutuesit sauditë i kanë pikësynuarë për t’i bashkëngjitur DAESH-it janë mjaft të vogla.

Çështjet ekonomike përbëjnë problematika reale, megjithatë ëndrra e subversionit saudito-izraelito-amerikane nuk ka një partner të brendshëm të fortëku mund të mbështetet. Ndoshta kjo është arsyeja pse kreu i Hizbullahut,Hassan Nasrallah nuk duket të jetë i shqetësuar në lidhje me ngjarjet duke thënë vetëm se “ajo që është ndodhur në Iran po mbahet nën kontroll në mënyrë të suksesshme’.

Burimi : Global Research / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne