Irani akuzon SHBA-në për sulmin gjatë paradës ushtarake

Ministri i Jashtëm iranian, Muhammed Javad Zarif, tha se SHBA dhe mbështetësit rajonalë të terrorizmit janë përgjegjës për sulmin gjatë paradës ushtarake në qytetin Ahvaz, në jugperëndim të vendit.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter Zarif, është shprehur se “Terroristët e trajnuar, armatosur dhe të mbështetur nga një regjim i huaj sulmuan Ahvaz-in”.

Ai theksoi se në sulm objektiv kanë qenë edhe fëmijët dhe gazetarët. “Irani bën përgjegjës për sulmet mbështetësit rajonalë të terrorizmit dhe padronët e tyre amerikanë. Irani do të japë përgjigje të shpejtë dhe të vendosur në çështjen e mbrojtjes së popullit të tij”.

Në sulmin e armatosur terrorist të kryer gjatë një parade ushtarake në qytetin Ahvaz të rajonit Huzistan në jugperëndim të Iranit humbën jetën 11 persona, shumica e të cilëve anëtarë të gardës revolucionare si dhe u plagosën 33 të tjerë.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ramazan Sherif, ka njoftuar se sulmi ndaj paradës ushtarakë në qytetin Ahvaz është kryer nga organizata separatiste El Ahvazije. Po ashtu në deklaratën e tij Sherif ka pretenduar se ky grup mbështetet nga Arabia Saudite.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne