Irani demonstron radarin e ri

Irani ka prezantuar në media sistemin e ri të “radarit pasiv” me kapacitet të përcaktojë mikromjetet ajrore dhe raketat në lëvizje mbi qendrat e banuara.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit sistem i ri i radarëve quhet “Muin 40” dhe është prezantuar me një ceremoni, ku ka marrë pjesë edhe Komandanti i Bazës Ajrore “Hatem-ul Enbiya” në Teheran, Ali Riza Sabahi Ferd.

Radari është zhvilluar e prodhuar nga Baza Ajrore “Hatem-ul Enbiya” në bashkëpunim me Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë së Presidencës iraniane. Raportohet se radari ka aftësi të zbulojë mikromjetet ajrore dhe raketat në lëvizje mbi zonat e banuara.

Radari “Muin 40” është cilësuar një “radar pasiv”, pasi ai është në gjendje të përcaktojë vendndodhjen e objektivit pa u zbuluar vet. Rrezja e veprimit (zbulimit) të këtij sistemi është 400 km.

Në ceremoninë e organizuar në Teheran u prezantua edhe sistemi ndihmës i navigacionit për këtë radar, prodhim vendor dhe i quajtur “Nasir 40”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne