Irani dhe Turqia diskutojnë zhvillimet në Palestinë

Ministrat e jashtëm iranianë dhe turq të martën diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në tokat palestineze të okupuara.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlud Cavusoglu në bisedën e tyre telefonike folën për situatën kritike në Palestinë, në veçanti, masakrën brutale të sionistëve kundër palestinezëve. Zarif dhe Cavusoglu theksuan rëndësinë e mbajtjes së Samitit të Jashtëzakonshëm të Organizatës Bashkëpunimit Islamik për të diskutuar zhvillimet e fundit në Palestinë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne