Irani dhe Turqia mund të bëhen lider të islamit politik

Nga Vedran Obućina

Vizita e presidentit të Turqisë Rexhep Tajib Erdogan Teheranit para ca kohësh ishte e pamendueshme. Dy vende joarabe të Lindjes së Afërt njëkohësisht paraqesin edhe dy forma të qasjes së islamit si dukuri politike të botës islame. Vëllazëria sunite myslimane e cila është themel i ideologjisë politike të partisë qeveritare në pushtet, AKP-së, ndryshon dukshëm nga qasja shiite iraniane ndaj politikës dhe shtetësisë. Por, së bashku me Katarin, Ankara dhe Teherani po përpiqen të shpëtojnë trashëgiminë e islamit politik në hapësirën e gjerë të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore.

Gjer tani nuk kanë bashkëpunuar në këtë fushë, por realitetet aktuale gjeopolitike kanë sjell në shpëtimin e qëllimeve të përbashkëta. Janë hedhur anash përpjekjet e dominimit të ndikimit të tyre në rajonin gjerë. Ajo luftë do të vazhdojë atëherë kur të zgjidhet çështja kurde. Por, edhe atëherë dy rivalë nuk mund të vështrojmë si përpjekje gjer në zhdukje, pasi që e vërteta e madhe është se Irani dhe Turqia janë të nevojshme njëra tjetrës.

Duke marrë parasysh se gjer tani Turqia është anëtare e NATO-së, dhe se ekziston tendenca e vështrimit të Iranit nga pamja e ngurtësuar e perëndimit, të cilin e konsiderojnë Iranin ai aktor iracional, shtetit ideologjik i cili zbaton politikën pa marr parasysh baraspeshën e çmimit dhe përfitimit. Kurrgjë nuk është jo i saktë ky këndvështrim. Pikërisht marrëdhënia e Iranit ndaj Turqisë po tregon se politika e jashtme e Iranit është në tërësi racionale, dhe se zhvillohet në bazë strategjike e jo në atë ideologjike.

Edhe pse Irani ofron arsye ideologjike të hapave të tij të jashtme politike, vet diplomacia e Iranit është strategjike. Kjo posaçërisht shihet në raportin e tij ndaj Turqisë gjatë kohës së luftës qytetare siriane, në të cilat interesat e tyre ishin të kundërta, por Irani dhe Turqia nuk kanë zhvilluar marrëdhënie rivaliteti sikurse që Irani ka me Arabinë Saudite. Që nga koha e presidentit iranian Mahmud Ahmednexhatit, marrëdhëniet e Turqisë me Iranit kanë arritur nivele të larta. Vizita e Ahmednexhatit në Turqi në gusht të vitit 2008 ishte vizita e parë e presidentit iranian ndonjë vendi anëtar të NATO-së nga revolucioni islamik.

Erdogani atëherë Ahmednexhatin e ka quajtur vëlla të vet, të cilin presidenti iranian ia ka kthyer gjatë kohës së krizës në mes Turqisë dhe Izraelit, për shkak të sulmit ndaj flotës”Mavi Marmara” e cila ka lundruar për të dërguar ndihmë banorëve palestinez të Gazës. Ai akt ishte pikë vendimtar në të cilin Turqia ka vendos të kërkojë ardhmërinë e saj në islam, e jo në raport ndaj Perëndimit. Madje Ankara nuk ka mund kurrgjë të fitojë nga sanksionet kundër Iranit, ndërsa është e rëndësishme të theksohet se tregtia e Turqisë me Iranit gradualisht ka shënuar rritje pa marrë parasysh sanksionet të vendosura kundër Iranit.

Prandaj edhe pikëpamja turke lidhur me bisedimet nukleare iraniane ishte e lidhur me shfuqizimin e shpejtë të sanksioneve ashtu që të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm tregtar. Kjo është çështje shumë më e rëndësishme nga bashkëpunimi reciprok politik dhe udhëheqjes rajonale. Fundi i sanksioneve ishte njëri nga qëllimet e politikës së jashtme të AKP-së, që të shfrytëzohej pesha diplomatike turke ashtu që Ankaraja të jetë kartelë në peshojën diplomatike të krijimit të rendit të ri rajonal.

Qasja turke fqinjëve, përfshirë Iranin, duhej arritur sigurinë nëpërmjet aktiviteteve ekonomike. Prandaj Turqia qysh prej vitit 2010 ka nis iniciativën për të rinisur nga pika e vdekur çështjen e programit nuklear iranian. Turqia dhe Brazili ishin nga vendet që kanë ofruar ndërmjetësimin e Iranit me bashkësinë ndërkombëtare. Por, tani ky interesi ekonomik është shndërruar në atë politik. Dy muaj pasi që komandanti i forcave të armatosura iraniane Hysein Bageheri ishte në Ankara, kolegu i tij turk Hulusi Akar ka vizituar Iranin, ndërsa tani edhe Erdogani ishte në vizitë kryeqytetit të Republikës Islamike të Iranit, Teheranit.

Presidenti turk ka konfirmuar zhvillimin e planit të përgjigjes së përbashkët ndaj referendumit kurd, ndërsa nuk e ka përjashtuar as operacionin e përbashkët turko-iranian kundër grupeve të armatosura kurde. Ky hap ka pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet turko-iraniane. Në nivelin multilateral çështja kurde do të jetë provim se a do të mund të mbahet lidhja irano-turko-ruse në Siri. Rusia ka mbet neutrale lidhur me referendumin kurd. Rusia me këtë veç e ka vërtetuar mostrën e politikës së saj në Lindjen e Afërt, e cila shkurt mund të përmblidhet kësisoj, marrëdhëniet diplomatike me të gjithë, por mbështetje askujt. Kremljinit është i njohur se me marrëdhëniet energjetike me Erbilin përforcohet prezenca ruse në Irak dhe Kurdistan, në të njëjtën kohë nuk jep mbështetje të fuqishme pavarësisë kurde, duke ditur se ajo është e paqëndrueshme pa kontrollin mbi Kirkukun.

Presidenti rus Vladimir Putini ka komentuar se Rusia kupton ndjeshmërinë e çështjes kurde dhe se në kërkesat e tyre për referendum duhet dhënë përgjigje brenda drejtës ndërkombëtare. Me këtë Kremljini nuk jep qëndrimin e qartë të tyre ndaj referendumit kurd, porse pret zhvillimin e ngjarjeve. Çfarëdo që të jetë ajo, Putinit është e qartë se tani Rusia është partneri kryesor energjetik i Erbilit, ndërsa në të ardhmen do të varet nga zhvillimi i planeve të ekonomisë kurde. Ashtu që SHBA-të, miqtë të përafërt të kurdëve e kanë humbur mbështetjen në Erbil.

Hapat bilaterale të Ankarasë dhe Teheranit mund të jenë të shumëllojshme. Të dyja vendet mund të imponojnë sanksionet ekonomike kundër kurdëve në Irak dhe të mbyllin kufijtë, me ç’rast Erbili do të mbetej pa rrjedhje financiare(para) dhe do të vjen gjer te sjellja e paqëndrueshme edhe ashtu të gjendjes së vështirë. Më tutje, të dyja vendet mund të kërkojnë edhe qëndrime të përbashkëta në Siri dhe të parandalojnë ndikimin e Erbilit në kurdët sirian. Duke marrë parasysh se Ankaraja dhe Teherani janë pajtuar për zonën e katërt të de eskalimit në krahinën Idlib, mund të përfundojmë se po vie gjer të marrëveshja pragmatike të zhvillimeve të rregullimit sirian të pasluftës, në të cilin do të kenë ndikim Turqia, Irani dhe Rusia.

Strategjinë e njëjtë mund të presim edhe në Bagdad. Bashkëpunimi i ri me shtetin irakian( me pjesëmarrjen edhe të Katarit) formon situatën e re në të cilin fuqitë rajonale zgjedhin problemet e tyre me fqinjët nëpërmjet bashkëpunimit, e jo me financimin e grupeve të armatosura rivale të kundërta. Duke pas parasysh se Irati po humb mbështetjen në mes të forcave politike shiite dhe se mosmarrëveshja civilizuese arabo-perse është çështje në nivele të ndryshme, Teherani është i gatshëm në koncesionet partnerit turk ashtu që të zgjidhen problemet të cilët iranianët vet nuk mund të zgjidhin.

E kur flasim për çështje ideologjike, edhe këtu Irani dhe Turqia kanë gjet gjuhë të përbashkët. Edhe pse njëra është sunite, tjetra shiite, dhe kanë qasje të ndryshme islamit politik, gjegjësisht shtetëzimit islam, megjithatë janë kahjet e të njëjtit mendim brenda islamit politik. Ky mendim është nën ndikimin e ekzistimit dhe të veprimit të shtetit izraelit, e pikërisht Izraeli është i vetmi shtet i cili i ka dhënë mbështetje të plotë pavarësisë kurde. Menjëherë pas kësaj Ankara dhe Tel Avivi i kanë komplikuar marrëdhëniet e tyre, dhe se Erdogani ka kërcënuar me ndërprerjen e marrëdhënieve zyrtare me Izraelin për shkak të çështjes kurde.

Gjatë takimit të imam Hameneit dhe Erdoganit në Teheran, Hamenei ka thënë se referendumi kurd para se gjithash i kënaq apetitet e Izraelit dhe SHBA-së, ai konsideron se fuqitë e huaja, e sidomos Izraeli duan të dekurajojnë vëmendjen iraniane dhe turke nga çështjet e rëndësishme rajonale dhe të krijojnë “Izraelin e ri” në Kurdistan. Kjo deklaratë i ka vërshuar ballinat e medieve në rajon. Erdogani ka konfirmuar se çdo vendim i sjellur me mbështetjen e Mossadit është i papranuar. Ruajtja e Irakut të tërë është pika e parë e aleancës irano-turke. Vdekja e ish presidentit irakian Xhelal Talabanit me 3 tetor, i ka dhënë edhe një goditje unitetit irakian. Ai ishte politikani kurd i cili është përpjekur të sjell paqen në vend, duke pas marrëdhënie të mira edhe me iranianët edhe me turqit. Ishte zëdhënës i federalizmit të fortë të Irakut, dhe rivali i ashpër i Masud Barzanit.

Do të ishte e mençur se Ankara dhe Turqia të ndjekin rrugën e Talabanit për federalizim të fortë të Irakut, e kjo është e mundshme vetëm nëse Irani dhe Turqia bëjnë presion Bagdadit për të ofruar koncesione Erbilit, në përpjekjen e ruajtjes së integritetit territorial të Irakut si garancion të mos shpërthimit të luftës së re në Lindjen e Afërt. Në rast se këtë e arrijnë, Irani dhe Turqia do të bëhen lider të islamit politik dhe me këtë do të turpërojnë pretendimet arabe për panislamizim të udhëhequr nga kombet arabe.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne