Irani e tejkaloi Izraelin në hulumtimet shkencore

Në dy dekadat e fundit Irani la ndryshuar në mënyrë dramatike dhe u bë edhe fuqi shkencore i cili po shton produktivitetin e tij, duk e tejkaluar edhe regjimin izraelit në fushën e hulumtimeve shkencore dhe prodhimtarisë.

Këtë lajm nuk e la publikuar Fars Newsi iranian apo Press TV iranian, duke mos dyshuar në profesionalitetin e mediave iraniane, por këtë e ka publikuar e përditshmja izraelite Haaretz e cila ka komentuar shown televizive të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut i cili u përpoq të”dokumentojë” se Irani edhe më tutje po punon në krijimin e armës nukleare.

“Por në një fushë Irani e ka tejkaluar Izraelin dhe atë me diferencë të madhe. Në dy dekadat e fundit Irani ka investuar përpjekje të mëdha që të bëhet superfuqi shkencore dhe në mënyrë eksponenciale ka shtuar zhvillimin dhe produktivitetin e hulumtimeve, duke lënë Izraelin larg tij në pikëpamje të hulumtimeve shkencore dhe të prodhimtarisë”, shkruan gazeta izraelite Haaretz.

Haaretz poashtu sqaron se në vitin 1996 Irani ka publikuar vetëm 960 punime shkencore, ndërsa Izraeli rreth 10.000 punime shkencore.Nga ai vit numri i punimeve shkencore iraniane të publikuara arriti në 41.000 punime, edhe pse Izraeli edhe më tutje publikon më së shumti punime shkencore në rajon.

Çdo vit portali akademik hulumtues Scopusi katalogjizon dokumente akademike nga të gjitha shtetet botërore, pas së cilës në bazë të rezultateve publikon edhe klasifikimet. Nga viti 2013 Irani në çështjen e hulumtimit të përgjithshëm gjendet në vendin e 17 në botë.

Haaretzi në mënyrë objektive ka cek”se Irani përkundër sanksioneve të fuqishme ndërkombëtare, gjatë viteve të fundit ka realizuar zhvillimin e duhur shkencor, që suksesin e Iranit e bënë edhe më befasues. Përveç kësaj, gazeta izraelite cek se në rast se Republika Islame e Iranit arrin të depërtojë në ekonomin e përgjithshme botërore, industria hulumtuese shkencore iraniane edhe më shumë do të përparojë.

Të shtojmë se fuqia e Iranit është rritur edhe në fushën e mbrojtjes. Hulumtimet të cilët kohë më parë i ka bërë Global Firepower tregojnë rritjen e fuqisë ushtarake të Iranit, ndërsa sipas kësaj analize, fuqia ushtarake e Izraelit dhe Arabisë Saudite këtë vit ka shënuar ulje.

Në rajonin e Lindjes së afërt ushtria e parë është e Turqisë, pastaj e Egjiptit, ndërsa në vendin e tretë është ushtria e Iranit, në të katërtën Izraeli, në të pestën Arabia Saudite. Hulumtimet më të reja tregojnë se Irani dhe Iraku kanë forcat e armatosur gjithnjë e më të mira, ndërsa të gjitha shtetet tjera të Lindje së Afërt janë në rrënje të sipër.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne