Irani është fitimtari më i madh i luftës në Siri, ndërsa Arabia Saudite humbësja më e madhe

Zuheyr Andreas

Orientalisti izraelit, i cili pranohet të jetë një ndër akademicienët më pasionantë për shtetin hebre Mordechai Kedar vazhdon t’i shprehë me insistim në çdo mundësi të mundshme bindjet e tij radikale të djathta. Profesor Kedari, një specialist i Lindjes së Mesme, fjalimet e të cilit janë gjithnjë të mbushura me shprehi rmiqësore kundrejt arabëve dhe Islamit së fundmi ka shkruar një artikull në një faqe interneti (MivzakLive), në të cilin ka folur për ndikueshmërinë gjithnjë e më shumë në rritje të Iranit dhe të rrezikut përballë të cilit është tashmë Izraeli.

Kedar, i cili në artikull është shprehur se çështja që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shprehet se “Irani sa vjen e zgjerohet në Siri” nuk është në fakt një çështje shumë e rëndësishme që të flitet shpeshherë, ka vazhduar më pas kështu: “Pavarësisht qëllimit dashakeqës të administratës së Obamës dhe përparësisë që administrata e Trumpit i pati dhënë asaj, Irani arriti haptazi të dilte fitimtari i luftës së Sirisë. Pas kësaj pike, askush nuk mund më t’i nxjerrë forcat iraniane nga kufinjtë e Sirisë. Izraeli, Evropa dhe SHBA-ja duhet të mësohen me këtë të vërtetë. Sot për sot, Irani kontrollon një pjesë të mirë të Irakut, Sirisë dhe Libanit.”

Orientalisti izraelit, i cili ka vënë në dukje faktin se Hizbullahu dhe Irani kanë krijuar tashmë një ndërlidhje tokësore, ka theksuar se si pasojë e kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Libanez, Hasan Nasrallah ka fituar një vetëbesim kundrejt Izraelit dhe se nga ana tjetër izraelitët janë trembur aq shumë sa po planifikojnë të ndërtojnë mure për të mbrojtur shtetasit e tyre nga snajperistat e Hizbullahut.

Për më tepër, Profesor Kedar ka vazhduar duke vënë në dukjet se vlerësimet e dy viteve të mëparshme të luftës me vlerësimet e tanishme kanë dallime të mëdha mes njëra-tjetrës dhe është shprehur se “Ne si vend fqinj tashmë nuk shohim Sirinë, por kemi përballë Iranin. Ndërsa Hizbullahu libanez nuk është më veç një organizatë, ai është njëri prej degëve më të rëndësishëm dhe më të fortë të Iranit, që qëndron nën një largësi shumë të vogël si një rrezik për Izraelin.”

Sipas orientalistit izraelit, pasi organizatat e mbështetura nga Irani kanë arritur sukses në Irak, Liban dhe Jemen, pritet shumë shpejt që edhe Presidenti i Sirisë, Bashar Asadi të shpallë fitoren. Sipas këndvështrimit të Kedarit, humbësja më e madhe e këtyre luftrave është Arabia Saudite dhe se e shumta brenda këtyre pesë viteve do të ngrenë flamurin e humbjes.

Kedar ka theksuar se edhe pas luftës së Aleppos, qyteti i Rakkas vazhdon të përmendet si kryeqytet i “Shtetit Islamik” se rënja e Aleppos dhe Musulit do të sjellë si rezultat edhe rënien e Rakkas.

Sipas këtij artikulli, faktori më i rëndësishëm në këtë situatëështë ushtria arabe e Sirisë. Thënë ndryshe, ushtria e Asadit i ka marrë përsëri frerët në dorëdhe kështu është rikthyer përsëri pozitiviteti dhe shpirti i luftës tek ushtarët e lodhurë. Nga ana tjetër, rebelët që po vriten me njëri-tjetrin sa vijnë e dobësohen. Rebelët të cilët që në fillimet e luftës nuk kanë qënë të bashkuar, po e vuajnë edhe më shumë tani këtë gjë. Ndërsa kjo përçarje mes tyre ende vazhdon në Siri, ndërkohë që rezultatet tregojnë se shumë shpejt Presidenti i Sirisë, Bashar Asadi të shpallë fitoren.

Përtej gjithë këtyre, specialisti izraelit ka vënë në dukje se kjo fitore rajonale e Iranit ka ardhur si rezultat i disa elementëve të caktuarë të Iranit kundër Arabisë Saudite dhe është shprehur se “Rusia është aktorja kryesore që ka luajtur rolin më të rëndësishëm pranë aleatit të Iranit, Asadit. Ndërsa kundër kësaj pale qëndron Washingtoni i cili nuk arriti që të çonte deri tek opozitarët e qeverisë së Asadit, që janë në të njëjtën kohë edhe aleatë të Arabisë Saudite armët që u nevojiteshin atyre për të rrëzuar avionët e Rusisë. Po kështu, administrata e Washingtonin e cila nuk arriti ta mbante premtimin e saj se do t’i ndërhynte Asadit ushtarakisht me pretendimin se kishte përdorur armë kimike ka luajtur vetëm një rol vëzhguesi.”

Sipas orientalistit izraelit, një element i dytë që e ka ndihmuar Iranin ka qënë edhe marrëveshja bërthamore, ndërkohë si një element të tretë vlen të përmendet edhe sjellja që kanë pasur gjatë kësaj periudhe vendet e Evropës. Aq sa e vetmja gjë për të cilën mund të flitet në lidhje me sjelljen e këtyre vendeve veçanërisht dy vitet e fundit kur janë hequr edhe sanksionet ekonomike janë shumat e parave që janë hedhur për të investuar në Iran. Po sipas Kedarit, një element i katërt që ka luajtur një rol ka qënë situata e keqe ekonomike e sauditëve.

Mordechai Kedar, i cili në artikullin e tij ka theksuar se çmimi i naftës ka shënuar vlerën e tij më të ulët ndonjëherë ka theksuar se një rënie e këtillë do të vazhdojë dhe se nga ana tjetër do të shtohen edhe pagesat mbështetëse që Arabia Saudite u detyrohet vendeve te tjera – ashtu siç vazhdon t’i paguajë edhe sot. Gjë gjë të çon në përfundimin se në një periudhë kohore më të shkurtër se pesë vite, Arabia Saudite do të detyrohet të shpallë falimentimin.

Sipas këtij artikulli, panorma e situatës aktuale na tregon se Arabia Saudite është humbësja më e madhe e kësaj luftë, ndërkohë që na vërteton se fitimtari më i madh i viteve të fundit është Irani.

Orientalisti izraelit, Mordechai Kedar e ka përbledhur kështu artikullin e tij: “Irani është fitimtari përfundimtar më i madh i Luftës së Sirisë. Ndërsa Izraeli dhe shtetet e tjera të gjithë botës duhet ta pranojnë këtë vërtetë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Burimi : M.Ş./ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne