Irani fton Rusinë për unitet me shtetet rajonale

Irani ftoi Rusinë në bashkim me shtetet rajonale në luftë kundër të ashtuquajtur koalicion ndërkombëtar të cilin e udhëheqin SHBA-të.

“Irani është për krijimin e koalicionit rajonal i cili përveç Rusisë, Sirisë, Iranit do të përfshinte edhe Pakistanin dhe Irakun, me të cilin do të mund të neutralizonin koalicionin të cilin e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ka deklaruar ndihmës i liderit suprem iranian Hameneit, gjenerali Jahja Rahim Safavi.

Gjenerali iranian ka shtuar se strategjia amerikane është e fokusuar në zgjerimin dhe mbajtjen e konflikteve në rajon, pasi që nga kjo situatë Washingtoni ka përfitime ushtarake, politike dhe ekonomike.

Gjenerali Jahja Rahim Safavi nuk dyshon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës favorizojnë krijimin e rajonin autonom kurd në Siri, me të cilin i shkelin standardet ndërkombëtare të cilët garantojnë respektimin e integritetit territorial të shteteve sovrane.

Propozimi i gjeneralit iranian dukej i parealizueshëm, edhe pse lidhjet në mes shteteve të lartpërmendura sillen nga partneriteti i afërt strategjik, gjer te koalicionet e rastit dhe bashkëpunimit në sektorin ushtarak dhe të sigurisë. Përveç kësaj, të gjithëve iu është e përbashkët se janë në shënjestër të terrorizmit global, por edhe të ndërhyrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në punët e tyre të brendshme dhe shkaktimin e ndarjeve etnike dhe sektare. A do të mund të krijohet ndonjë lloj i aleancës mes tyre, është vështir të thuhet. Megjithatë, fakti se Washingtoni pas konfliktit të para ca kohësh me Pakistanin, dhe mosmarrëveshjeve paraprake me Bagdadin për shkak të legalizimit dhe aktiviteteve ushtarake të milicive lokale shiite, Washingtoni është në konflikte me të gjitha shtetet e cekura dhe nuk përjashtohet ndonjë formë e bashkëpunimit, edhe pse vështir është të parashikohet se çfarë niveli do të mund të ishte ky koalicion.

Burimi : Logično / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne