Irani hedh poshtë pretendimet për objekt të fshehur bërthamor

Nga ana tjetër, Irani ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Netanyahu për objekt të fshehtë bërthamor në afërsi të Teheranit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Javad Zarif, në llogarinë e tij në Tëitter, fjalimin e kryemnistrit Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e ka cilësuar si “shfaqje”.

“Asnjë shfaqje artistike nuk mund të mbulojë të vërtetën që Izraeli është shtet i vetëm i cili ka program të fshehtë dhe të paprezantuar bërhtamor në rajon, përfshirë edhe armët atomike. Ka ardhur koha që Izraeli të rrëfejë për programin jashtëligjor bërthamor dhe të hapë atë për hetim nga inspektorët ndërkombëtarë”, shkroi ai.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi, tha se pretendimet e kryeministrit Netanyahu janë “të pabaza dhe qesharake”.

“Edhe pse kjo shfaqje e re e performuar nga zyrtarët pushtues izraelitë nuk meriton t’i jepet përgjigje, ne hedhim poshtë ashpër këto pretendime”, tha ai.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne