Irani hedh poshtë pretendimet për sulmin me armë kimike në Siri

Irani ka dënuar ashpër përdorimin e armëve kimike nga çdo vend në çdo pjesë të botës, duke thënë se pretendimet për një sulm kimik nga qeveria siriane në Ghouta Lindore janë “konspiratore dhe jo logjike”.

“Pretendime dhe akuza të tilla nga amerikanët dhe disa vende perëndimore sinjalizojnë një komplot të ri kundër qeverisë dhe popullit sirian dhe përbëjnë një pretekst për aksion ushtarak kundër tyre,” tha të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi. Ai shtoi se përdorimi i akuzave të tilla si pretekst për një ndërhyrje ushtarake në Siri, sigurisht do të “përkeqësonte situatën në këtë vend dhe në rajon”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se terroristët do të inkurajoheshin nga ndonjë akt agresioni, i cili nuk do të ishte në favor të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe në mbarë botën. “Kur ushtria siriane ka epërsi të madhe në fushën e betejës kundër terroristëve të armatosur, nuk do të ishte e arsyeshme që të përdoreshin armët kimike”, vuri në dukje ai. Kasemi më tej shtoi se sulmi i dyshuar kimik në Ghouta Lindore nuk është në përputhje me realitetet në terren, sepse qeveria siriane ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara. Siria ka dorëzuar rezervat e saj të armëve kimike në vitin 2014 në një mision të përbashkët të udhëhequr nga SHBA dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila mbikëqyri shkatërrimin e këtyre armatimeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne