Irani i përgjigjet Trumpit

Përgjigjja e Iranit ndaj deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump rreth marrëveshjes bërthamore nuk u vonua.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi i’u është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump i cili në një deklaratë të bërë dje tha se ‘Irani do të më thërras dhe do të kërkoj që të bëjmë marrëveshje, ne do të bëjmë një marrëveshje’.

Si përgjigje ndaj Trumpit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi u shpreh kështu: ‘Ndoshta një ditë ai do të thërrasë Teheranin dhe do të kërkojë të negociojë. Kjo ka më shumë gjasa që të ndodhë.’

Irani refuzon të takohet me Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes së saj një palëshe nga Marrëveshja Bërthamore.

Pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi marrëveshjen bërthamore, shtetet e tjera palë të kësaj marrëveshjeje deklaruan se do t’i qendrojnë besnik asaj.

Janë mbajtur takime për të vazhduar marrëveshjen midis vendeve evropiane dhe Rusisë e Iranit.

Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Kina dhe BE po diskutojnë me Iranin se si do të ruajnë pa Washington marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne