Irani kërcënon SHBA-në: Ose largohen nga lindja e Eufratit me vullnetin e tyre ose i dëbojmë ne!

Këshilltari i udhëheqësit fetar të Iranit, Ajetullah Ali Hamaneit, Ali Ekber Velajeti u shpreh ashpër për politikën e Lindjes së Mesme të SHBA-së. Duke iu referuar pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Siri, Velajeti tha: “SHBA-ja del nga lindja e Eufratit me vullnetin e vet, ose e dëbojmë ne.”

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr me qendër në Iran, zyrtari palestinez, zëvendës i Hamaneit i ngarkuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Velajeti bëri deklaratën në një konferencë mbi “Mbështetjen për Intifadën Palestineze” në Mashhad.

‘SHBA NUK DO TË ARRIJ T’A NDAJ SIRINË’

“Lindja e Mesme është zemra e botës dhe çdo vend dëshiron të ketë ndikim në këtë rajon. Si mund të qëndrojmë të heshtur ndërsa flamuri i Izraelit po valvitet gjatë referendumit në Kurdistanin e Irakut?”, tha Valijeti, duke argumentuar se SHBA dëshiron “të krijojë Lindjen e Madhe të Mesme” dhe se zhvillimet në Libi, Siri, Irak dhe Jemen janë rezutati i kësaj.

Duke iu referuar pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Siri, Valijeti tha: “Uashingtoni po përpiqet të ndaj vendet në rajon për t’i përmbysur ato. Dhe zhvillimet e fundit në Siri janë rezultat i këtij plani. Ndërsa SHBA ashtu siq ka dështuar në Irak, nuk do të ketë sukses as në ndarjen e Sirisë. Ose do të dalin vetë nga lindja e Eufratit, ose do t’i dëbojmë ne.”

‘IRANI DO TË VAZHDOJË TË JETË AKTOR KYÇ NË RAJON’

Sipas agjensisë së lajmeve Persik, Velayeti tha, “Ndikimi i Iranit në rajon është i pashmangshëm. Irani do të vazhdojë të jetë një aktor kyç në rajon. Irani nuk ka ndërmend të braktisë vendet e shtypura në rajon”.

‘ARABIA SAUDITE DUHET T’A DIJË SE PRANIA E SAJ E ZGJATUR NË JEMEN DO TË DO TË KTHEHET NË NJË VJETNAM TJETËR PËR TA’

Zyrtari iranian i cili e krahasoi praninë në këtë vend të Arabisë Saudite që luftoi kundër milicisë Husi, me humbjen e SHBA-së në luftën e Vietnamit, tha: ” Prania jonë në Siri dhe Irak është realizuar me kërkesë të qeverive të këtyre dy vendeve. Arabia Saudite duhet t’a dijë se prania e saj e zgjatur në Jemen do të kthehet në një Vietnam tjetër për ta.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne