Irani paralajmëron ‘Izraelin kriminel’ kundër sulmeve të mëtejshme ajrore në Siri

Irani të martën paralajmëroi Izraelin me kundër përgjigje të ashpër dhe të përshtatshme nëse do vazhdonte të sulmonte objektivat në Siri, të cilin Teherani e mbështet në luftën gati tetëvjeçare.

Izraeli, i cili e konsideron Iranin si një kërcënim të madh të sigurisë, ka sulmuar vazhdimisht objektivat iraniane dhe ato të milicisë aleate në Siri. Gjatë kësaj periudhe dhe pikërisht në pragun e zgjedhjeve që do të mbahen në prill, Izraeli ka qenë gjithnjë e më i hapur për kryerjen e sulmeve ajrore.

Në një takim me Ministrin e Jashtëm të Sirisë Walid al-Moalem në Teheran, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani tha se sulmet izraelite kanë shkelur integritetin territorial të Sirisë dhe kanë qenë të papranueshme.

“Nëse këto veprime vazhdojnë, ne do të aktivizojmë disa masa të llogaritura si pengesë dhe si përgjigje të ashpra dhe të përshtatshme për tu dhënë një mesim kriminelëve dhe sunduesve mashtrues të Izraelit”, citohet nga agjencia e lajmeve Fars të ketë thënë Shamkhani.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha muajin e kaluar se forcat izraelite do të vazhdonin të sulmonin iranianët në Siri dhe i paralajmëroi ata se do të dilnin nga atje shumë shpejt.

Në janar, avionët izraelitë kryen një sulm kundër asaj që ata e quajtën një depo e fshehtë armatimi iranian në Siri.

Ministri i Jashtëm i Sirisë Walid al-Moalem u citua të martën nga një njësi mediatike e drejtuar nga Hezbollahu duke thënë: “Qeveria siriane e konsideron si detyrë të saj që ti mbajë forcat iraniane të sigurisë në territorin sirian”.

Irani gjithashtu ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të mbajë forcat ushtarake në Siri./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne