Establishmenti perëndimor do ta bënte pjesën tjetër të botës të besonte se Irani është “sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit”, edhe pse në të vërtetë ai ka qenë një viktimë e madhe e terrorizmit për dekada të tëra.

Irani sapo është goditur nga sulme të shumta terroriste në parlamentin e tij kombëtar dhe mauzoleumin e Ajatollah Khomeinit, duke shkatërruar plotësisht mitin e promovuar nga Perëndimi që Republika Islamike është “sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit”. Ndërsa cinikët do të sugjerojnë në mënyrë të pashmangshme se ky mund të jetë një rast stereotipik “shpërthimi në dorë”, e vërteta nuk mund të kishte qenë më ndryshe se kaq.

I vetmi i ashtuquajtur “grup terrorist” që Teherani mbështet drejtpërdrejt në ditët e sotme është Hizbollahu, i cili është quajtur me një emër të tillë të rremë vetëm për shkak të rezistencës ndaj Izraelit. Mbështetja iraniane e lëvizjes çlirimtare Houthi në Jemen është e kufizuar vetëm në mbështetjen politike, informative dhe morale, dhe ende nuk është paraqitur ndonjë dëshmi e pakundërshtueshme përveç thashethemeve se Teherani po armatos rebelët, ndonëse Arabia Saudite thotë se ata po e bëjnë këtë, dhe gjithashtu e quan grupin “terrorist” thjesht për shkak se ata përzunë autorizimin politik të Rijadit në vend.

Është e paimagjinueshme që Hizbollahu ose Houthi do të guxonin të bënin një sulm të tmerrshëm terrorist kundër partnerit të tyre, kështu që argumenti i “shpërthimit në dorë” është skandaloz nëse e mendon.

Kjo llogjikisht lind pyetjen se cilat forca të tjera mund të kenë qenë pas sulmeve të koordinuara, dhe në mendjen e gjithëkujt është Daesh, i cili e kërcënoi Republikën Islamike gjatë Ramazanit të vitit të kaluar në atë që Irani e përshkroi si “një nga komplotet më të mëdha”.

Nëse do të ishte me të vërtetë Daesh i cili filloi sulmet më të fundit në Teheran, atëherë kjo do të thoshte se grupi ultra-sektar arriti të kryejë operacionin e tij të parë në tokën iraniane kundër kombit me shumicë shiite, popullin e së cilit ai e ka dënuar zyrtarisht me vdekje si “femohues”.

Kjo gjithashtu do të thoshte se grupi është i përkushtuar të kërkojë hakmarrje kundër Iranit për mbështetjen e tij vendimtare në ndihmimin e Ushtrisë Arabe Siriane për të dëmtuar terroristët në kalifatin e tyre të vetëdeklaruar.

Duke pasur parasysh se Irani rregullisht akuzon Arabinë Saudite për përkrahjen e Daeshit dhe duke bashkuar këtë akuzë me kërcënimin e ministrit saudit të Mbrojtjes, Mohammed Bin Salman muajin e kaluar për ta kryer luftën rajonale në tokën iraniane, është e mundur që Teherani të mund t’i interpretojë ngjarjet e fundit si deklarata informale nga Rijadi të Luftës Hibride kundër Republikës Islamike, gjë që do mund të kontribuonte në një situatë edhe më të tensionuar në rajon që po vjen nga Lufta e Ftohtë Katar-Arabi Saudite. Sidoqoftë, pavarësisht se cili grup i kryen sulmet terroriste dhe kushdo të kenë qenë mbështetësit e tyre të huaj, kjo nuk do të ishte hera e parë që Irani bie viktimë e terrorizmit.

Vetëm vitin e kaluar, Irani njoftoi se “Partia Demokratike Kurde e Iranit” (KDPI) kreu sulme kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike përgjatë rajonit kufitar perëndimor me Kurdistanin irakien, dhe mediat e vendit nuk nxorrën asnjë grushtim në përshkrimin e autorëve si terroristë.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për veshët perëndimorë të mësuar të mos dëgjojnë asgjë tjetër veç lavdërimit për grupet militante kurde në Lindjen e Mesme, duke pasur parasysh mitin e drejtuar nga mediat që rrethon operacionet e tyre anti-Daesh, por në realitet situata është shumë më komplekse. Individët që zakonisht simpatizohen me këto forca etnike në përgjithësi mund të befasohen kur të mësojnë se KDPI e dënoi Iranin vitin e kaluar si “ISIS-i Shiit”, gjë që shpjegon pse Teherani merr një qëndrim kaq të rreptë ndaj grupit për ta përcaktuar atë si terrorist, pasi ai është vërtetë.

“Duke u rikthyer pas në kohë, shumica e njerëzve nuk duhet të harrojnë për vërshimin e vrasjeve kundër shkencëtarëve iranianë gjatë stanjacionit të energjisë bërthamore të vendit me Perëndimin”.

Teherani fajësoi SHBA-në dhe Izraelin për këto vrasje dhe The Jerusalem Post botoi një artikull në gusht të vitit 2015 të titulluar “Izraeli prapa vrasjeve të shkencëtarëve bërthamorë iranianë, lë të kuptohet Ya’alon”, duke sugjeruar që ministri i atëhershëm izraelit i Mbrojtjes me dinakëri i zbuloi të fshehtat në një intervistë që ai sapo kishte dhënë gjatë asaj kohe në Der Spiegel të Gjermanisë. Tel Avivi kurrë nuk mori zyrtarisht përgjegjësinë për vrasjen e civilëve në Iran, megjithëse ai e ka dënuar vazhdimisht programin e energjisë bërthamore të vendit dhe agjensia e tij e inteligjencës Mossad konsiderohet gjerësisht se ka aftësi dhe motiv për ta bërë këtë.

Duke folur për mbështetjen perëndimore për terrorizmin kundër Iranit, Teherani pohoi në shumë raste se “Organizata e Muxhahedine e Popullit të Iranit” (e njohur si Mojahedin-e Khalq dhe zakonisht raportohet me akronimin e saj MEK) mbështetet nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. Organizata u përkrah nga Iraku i Saddam Husseinit gjatë viteve 1980, kur kreu një varg sulmesh kundër Republikës Islamike, dhe më parë ishte caktuar si një grup terrorist nga SHBA-ja deri në vitin 2012 për vrasjen e gjashtë amerikanëve në vitet ‘70.

Irani beson se SHBA-ja e hoqi MEK-un nga lista e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit, sepse planifikon ta përdorë atë si një pararojë të Luftës Hibride kundër Republikës Islamike në të ardhmen dhe, në mënyrë interesante, ish-spiuni i Saudisë, Princi Turki al-Faisal foli në mbledhjen publike të grupit në Paris në vitin e kaluar, ku ai iu lut atyre që të kërkonin ndryshimin e regjimit kundër Iranit.

Së fundmi, kur flasim për MEK-un dhe referencën e tij ndaj Sadam Huseinit, nuk ka të shmangur fakti që Lufta Iran-Irak (ose Lufta e Parë e Gjirit) ishte një akt brutal i terrorizmit shtetëror nga Bagdadi kundër Republikës së Re që filloi në këtë vit të trazuar Pas revolucionit të vitit 1979.

Qindra mijëra iranianë humbën jetën në atë që i përket versionit të tyre të Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik, megjithëse në fund të fundit arritën të parandalonin shpërbërjen e vendit të tyre në duart e armiqve të tyre të huaj.

Prandaj, Irani ka vuajtur nga terrorizmi shumë më tepër nga sa njeh shumica e botës, gjë që i bën akuzat e Perëndimit se vendi është “mbështetësi më i madh i terrorizmit” në botë absolutisht qesharake madje edhe për t’u toleruar.

Sulmet më të fundit në parlamentin e vendit dhe mauzoleumin e Ayatollah Khomeini janë një dëshmi për këtë fakt, dhe duhet të jenë shkak që të gjitha fuqitë serioze të mëdha të bashkohen pas Iranit në Luftën e tij kundër Terrorit nëse ata vërtet dëshirojnë ta shohin këtë goditje globale të eliminuar një herë e përgjithmonë. / © Gazeta Impakt

29