Irani: Tërheqja e Trump nga marrëveshja për Klimën një izolim për SHBA

Irani e cilësoi të dielën të papërgjegjshëm vendimin e Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për Klimën, që sipas tij do të izolojë gjithnjë e më tepër SHBA-në.

”Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit tregon mungesë përgjegjësie të qeverisë kundrejt komunitetit ndërkombëtar dhe do të izolojë gjithnjë e më shumë vendi” pohoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bahram Ghasemi, sipas agjencisë IRNA.

Presidenti amerikan njoftoi tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit e 2015 për Klimën, duke iu bashkuar në këtë mënyrë vetëm dy shteteve jo-nënshkruese të tekstit, Sirisë dhe Nikaraguas.

“Mosrespektimi i angazhimeve të marrëveshjes së Parisit nga një qeveri që është e dyta në radhë si emetuesja më e madhe e gazit me efekt serrë dhe një nga shtetet me nivelin më të lartë të ndotjes është e papranueshme”, u shpreh zyrtari iranian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne