Irani teston me sukses një raketë të komanduar

Irani testoi me sukses një raketë të komanduar me rreze të mesme që arrin më shumë se 1350 kilometra, njoftoi sot televizion shtetëror iranian.

“Raketa e komanduar Hoveizeh u testua me sukses pasi kishte zhvilluar një distancë prej 1200 kilometrash dhe arriti objektivin e saj”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami.

SHBA-ja u tërhoq në maj 2018 nga marrëveshja bërthamore e arritur mes fuqive të mëdha dhe Iranit në vitin 2015, ku ky i fundit pranonte të reduktonte aktivitetin atomik vetëm për çështje civile.

Megjithatë, Uashingtoni kërkon që në këtë marrëveshje të ndalohet edhe zhvillimi i teknologjive për raketa balistike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne