Irani thotë se ka opsione për neutralizimin e sanksioneve të SHBA-së

Një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani ka mjaft opsione për të neutralizuar rivendosjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj eskportit të naftës, raportojnë mediat lokale iraniane.

Sekretari i Këshillit Kombëtar Suprem të Iranit, Ali Shamkhani, po ashtu tha se udhëheqësit e vendit nuk planifikojnë të mbajnë bisedime me Uashingtonin.

“Ne kemi disa opsione për të ndaluar kërcënimin e qarkullimit të naftës.. Administrata e SHBA-së ka mungesë të vullnetit të mirë. Nuk kemi nevojë të zhvillojmë bisedime me Amerikën”, tha Shamkhani.

Ai po ashtu shtoi se Irani ka arritur objektivat për 90 % në Siri.

Në maj të vitit 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e fuqive botërore të vitit 2015 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit, përcjell rel.

Shtete te tjera që nënshkruan në atë kohë marrëveshjen, kanë vazhduar të punojnë që ta mbajnë gjallë këtë pakt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne