Irani u kap amerikanëve 7 dronë që fluturonin mbi Siri dhe Irak

Irani ka kapur 7 dronë të SHBA-së që fluturonin mbi Siri dhe Irak.

Sipas një prej komandantëve të lartë të Gardës Revolucionare (IRGC), Irani ka kapur të paktën shtatë dronë amerikanë të cilët ishin duke fluturuar mbi Siri dhe Irak.

Amir Ali Hajizadeh, një komandant i Forcave Ajërore të IRGC-së, tha se menjëherë pas kapjes së sinjaleve hyrëse, Taherani arriti të kapë deri në shtatë dronë të prodhuar nga SHBA.

IRGC publikoi edhe video si dëshmi të asaj që e quajti si kapjen më të suksesshme të dronëve./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne