Irena Beqiraj, ish zyrtarja e lartë flet për ngacmimet në zyra: Mendimi i parë i shefit është, çfarë keni poshtë fustanit…

Ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj ka bërë një koment pikant në lidhje me debatin e ngacmimeve seksuale. Ajo ka treguar një histori të sajën nga koha kur jepte mësim në fakultet ndërsa u ishte drejtuar vajzave se kur të nisnin punën, mendimi i parë i shefit do të ishte se çfarë kishin poshtë fustanit.

Komenti i plotë.

Debati i fundit për ngacmimet seksuale me kujtoi një histori te vjetër.
Kur jepja mësim në një universitet në fund të semestrit bëhej vlerësimi i pedagogut. Ndërgjithë komentet plot batutë e humor ca syresh edhe ironik të studenteve te mi më bëri përshtypje një prej tyre qe nga konteksti ishte i një vajze: “Profesoresha është shumë tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jetën!” Kishte te drejte.

Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjalë: “Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini çfarë u pret sa te dilni nga këto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70% e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi i pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete është “çfarë fshihet poshtë fustanit” e vetëm me zotësi e besim tek vetja do te mund ta përqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.

Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytës cdo gjëje i vihet një çmim. Edhe juve do perpiqen tu vendosin një çmim, një rrogë më të mirë, karrierë më të shpejtë, do jeni gjithmonë në tundimin për të qene ju ylli në ngjitje. Por është vetëm çmim, jo vlere. Duhet te jeni te përgatitura, inteligjente, te zonjat e vetes, te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz. Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit.

E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit. Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne