Ish-deputeti kaubojs, katoliku Ndocaj mbështet fashistin Salvini në zgjedhje

Zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian që do të mbahen këtë muaj, më 26 maj, po prodhojnë një risi të vecantë në disa vende të Europës, ku komunitetet e shqiptarëve janë mjaft aktivë dhe me një pozitë influencuese, gjë që ka marrë vëmendjen e subjekteve apo dhe të faktorëve të ndryshmëm politik të vendeve respektive.

Këtë gjë e pohon më së miri, aktiviteti intesiv i Sekretarit të Përgjitshëm të Aleancës Demokristiane, ish deputetit kubojs Eduart Ndocaj, i cili prej shumë vitesh jeton në vendin fqinj të Italisë.

Ditët e fundit, “kaubojsin” e shohim mjaft aktiv dhe të përfshirë në zgjedhjet lokale të Italisë dhe në ato për Parlamentin Europian, të cilat do të mbahen në një ditë, pra më 26 maj. Në këto zgjedhje katoliku Ndocaj është pozicionuar në krah të fashistit Salvini dhe partisë së tij “Lega Nord”, parti me të cilën Ndocaj mban kontakte të vazhdueshme dhe ka një miqësi personale me përfaqësuesit kryesorë të saj.

Përmes rrjeteve sociale, Ndocaj shihet qartë teksa merr pjesë në takimet elektorale të kësaj force të ekstremit të djathte nën shoqërinë e politikanëve ekstremistë. Mbrëmë, ai ishte i ftuar në Pavia nga fashisti Matteo Salvini, zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Italisë, në takimin e radhës me mbështetësit e “Lega-s”. Ai ofroi mbështetjen e tij publike për përfaqësuesit e këtij subjekti, si dhe shfrytëzoi rastin që t’ju bëjë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Itali, të kenë besim tek projekti dhe vizoni i Salvinit.

Mbështetja publike që ofron Ndocaj ndaj “Lega-s” është në kuadër të marrëdhënieve reciproke, pasi me përfaqësuesit e kësaj force politike ka nënshkruar një marrëveshje bilaterale bashkëpunimi dhe mbështetjeje. Përmes kësaj marrëveshjeje, Ndocaj, do të mbështetet dhe do të asistohet fuqishëm nga përfaqësues të “Lega-s” në zgjedhjet e 30 qershorit, ku kaubojsi katolik është një kandidat potencial për kreun e bashkisë Lezhë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne