Ish-drejtori ekzekutiv i kompanise franceze Lafarge akuzohet për financim të grupit terrorist ISIS

Ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së çimentos franceze LafargeHolcim, është akuzuar për financimin e grupit terrorist ISIS, financim që do të lejonte firmën të vazhdonte punën e saj në Siri, thanë të premten mediat vendase.

Eric Olsen u akuzua të enjten vonë, njoftoi transmetuesi televiziv France 24 në faqen e tij të internetit.

Akuzat lidhen me Lafarge para se ajo të bashkohej me firmën zvicerane Holcim dy vjet më parë. Olsen u promovua nga kreu i burimeve njerëzore tek CEO pas bashkimit dhe dha dorëheqjen në korrik kur dolën akuzat.

Kompania franceze thuhet se i ka paguar ISIS-it dhe militantëve të tjerë rreth 5.6 milion dollarë mes viteve 2012 dhe 2014, që prodhimi në fabrikën e tij në Celebi në veri të Sirisë të mos ndërpritej.

Kompania e cimentos Lafarge në Siri mendohet të ketë përdorur edhe kontrata të rreme për të blerë lëndë djegëse nga ISIS.

LafargeHolcim ka pranuar se kompania ishte sjellë në mënyrë të papranueshme për ta mbajtur fabrikën në punë.

Tre drejtues të fabrikës janë akuzuar për financim të terrorizmit, duke shkelur një embargo të BE-së ndaj naftës siriane dhe duke rrezikuar jetët.

Olsen u mor për pyetje të mërkurën së bashku me ish-drejtorin e Lafarge Bruno Lafont dhe ish-zëvendësdrejtorin menaxhues Christian Herrault, të cilët mbeten në paraburgim.

Lafarge mbeti në Siri edhe për dy vjet të tjera në një kohë që shumica e ndërmarrjeve perëndimore ishin larguar./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne