Ish-grupi terrorist paguan shpenzimet e udhëtimit në Paris për deputetin britanik Toby Perkins

Një grup i listuar më parë si organizatë terroriste nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, financoi një udhëtim për në Paris për një deputet laburist. Toby Perkins mori pjese në një event të drejtuar nga Këshilli Nacional i Rezistencës së Iranit (NCRI), i përshkruar nga ish-anëtarët e tij si një kult.

Përfaqësuesi i Chesterfieldit, Toby Perkins nuk ishte i vetmi deputet britanik në ate tubim, por ai ishte i vetmi politikan që merrte para nga Këshilli Nacional i Rezistencës së Iranit (NCRI). Sipas dokumenteve të zbuluara, Perkins mori nga grupi 800 paundë (1,135$ ).

Në konferencën e korrikut, që u zhvillua në Paris morën pjesë gjithashtu edhe deputetët konservatorë David Amess, Bob Blackman, Theresa Villiers dhe Matthew Offord. Shoqata Welle për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci pagoi udhëtimin e Amessit dhe Blackmanit, ndërsa deputetët e tjerë sic duket i mbuluan vete shpenzimet e tyre.

NCRI konsiderohet gjerësisht sinonim i Mojahedin-e Khalq (MEK), të cilët e konsiderojnë veten një qeveri iraniane në mërgim dhe mbrojnë përmbysjen e dhunshme të administratës aktuale në Iranit. Më shumë se 16,000 njerëz janë vrarë në aktet e dhunës të kryera nga MEK që prej vitit 1970, përfshirë këtu edhe dhjetëra vrasje të politikanëve iranianë.

MEK ishte renditur si një organizatë terroriste nga SHBA, deri kur sekretarja e shtetit Hillari Klinton zyrtarisht e hoqi atë nga lista në fund të vitit 2012. Lideres së grupit, Maryam Rajaviit i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe, megjithëse ajo mban rregullisht evente dhe takohet me politikanë në kryeqytete të ndryshme evropiane. Si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe BE-ja e kanë renditur grupin në listat e terrorizmit, para se ta hiqnin atë në vitin 2008 dhe në 2009.

Analisti iranian për Lindjen e Mesme Mahan Abedin tha per the Middle East Eye: “Nëse deputetët e Mbretërisë së Bashkuar po i mbështesin ata me synimin për të nxitur ndryshime brenda Iranit ose për të mbështetur protestuesit atëherë kjo nuk mund të jetë mënyra e drejtë sepse per kete grup thuhen shume fjale, nuk ka reputacion te mire nderkombetarisht.”Një arsye se pse grupi nuk gëzon respekt është për shkak të së shkuarës së tij. Ata kanë luftuar hapur në anën e Irakut në luftën Iran-Irak.”

Ngjarja në Paris përfshinte fjalime nga politikanë nga e gjithë bota. Deputetët Tory Villiers dhe Amess mbajtën fjalime në të cilat ata shprehën mbështetjen e tyre për Rajavin, folën për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Iran, sipas Middle East Eye.

“Rezistenca iraniane po i zgjeron aktivitetet e saj brenda vendit,” tha Amess në tubim.

“Në nivel ndërkombëtar, ajo është shfaqur si e vetmja alternativë demokratike kundër regjimit teokratik. Pra, zonja dhe zotërinj, sot nuk duam të flasim për dënimin e krimeve të mullahëve.

“Ne duam të flasim për ndryshimin e regjimit. Ne duam të flasim për një Iran të ardhshëm me planin 10-pikësh të Merjem Rajavit”, duke iu referuar planit të Rajavit për një demokraci laike dhe liberale në Iran.

Pavarësisht reputacionit nderkombëtar të NCRI-së, grupi mbështetet nga figura të rëndësishme në SHBA, përfshirë përkrahësin e Trumpit dhe ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giulianin dhe ish kreun e FBI-së, Howard Dean.

Sipas BBC-së, shumë nga mbështetësit e tyre perëndimorë paguhen për përhapjen e mesazhit të organizatës. Sipas atyre që kanë deklaruar të ardhurat, vlera e një fjalimi pro-NCRI / MEK shkon në 20,000 dollarë./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne