Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me burg

Ndërkohë që në Shqipëri as që bëhet fjalë të dënohet me burg një ministër apo edhe kryeministri i vendit për afera korruptive, në një vend aziatik që perëndimi e akuzon për mosfunksionimin e demokracisë, ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, është dënuar me plot shtatë vjet burg mbi akuzat për korrupsion.

Gjykata në Islamabad sot në mëngjes shqiptoi aktvendimin ndaj ish-kryeministrit për dy aktakuza për korrupsion, që në opinion njihen si rasti “Al Azizia Steel Mills“.

Pas gjykimit 15 mujor edhe i akuzuari Sharif ishte i pranishëm në shqiptimin e aktvendimit. Gjykata i shqiptoi dënim me burg prej shtatë viteve dhe gjobë në vlerë prej 25 milionë dollarë.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Sharif, u lirua për aktakuzën “Investimeve Flamur”.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e mëparshme të Sharif për të shtyrë vendimin në mënyrë që të lejojë të paraqesë prova të reja mbrojtëse.

Shpallja e aktgjykimit u përcoll me masa maksimale të sigurisë në Islamabad dhe veçanërisht rreth ndërtesës së gjykatës ku një numër i forcave të policisë u vendosën për të parandaluar hyrjen e simpatizantëve dhe anëtarëve të partisë së Sharifit, Liga Muslimane e Pakistanit.

Në sallën gjyqësore u lejua hyrja vetëm e disa zyrtarëve partiakë dhe gazetarëve.

Sharifit në muajin maj të këtij viti iu shqiptua dënim me burg prej dhjetë vitesh për shkak të skandalit korruptiv që u zbulua në rastin e dokumenteve të Panamasë. Për shkak të këtij skandali, Gjykata e Lartë e Pakistanit në korrik të vitit të kaluar e shkarkoi nga detyra e kryeministrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne